Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik në Projektim të Sistemeve Fotovoltaike

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik në Projektim të Sistemeve Fotovoltaike







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Elektrike | Elektronike



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Hybrid Energy është pjesë e grupit Globe Group.

    HYBRID Energy është një kompani e cila operon në fushën e energjisë diellore dhe ofron zgjidhje Gjermane për sistemet fotovoltaike.

    Kompania HYBRID Energy fokusohet në ofrimin e zgjidhjeve fotovoltaike të avancuara të bazuara në materiale të besueshme dhe shumë efikase, fuqi punëtore të trajnuar dhe me përvojë, si dhe me një ekip inxhinierik profesional gjerman.

    Shoqëria “Hybrid Energy” kërkon të punësojë:

    Inxhinier Elektrik në Projektim të Sistemeve Fotovoltaike (me njohuri te PV SOL)

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Kryen studimin dhe vlerësimin e terrenit për realizimin sa më optimal dhe me performancë të lartë të projekteve të sistemeve fotovoltaike.
    Dizenjon SLD-të bazuara në vlerësimin e vendndodhjes duke përdorur AutoCAD ose një softuer tjetër inxhinierik.
    Ekzekuton simulimet e paneleve diellore me ane te programit PV SOL.
    Llogarit materialet që nevojiten për një projektet: madhësitë e kërkuara të kabllove, aksesoreve e tjere elektrik etj.
    Përpilon dhe plotëson tabelat teknike për ofertat ndaj klientit.
    Monitoron, dokumenton dhe raporton ecurinë e zbatimit të projektit.
    Organizon/ kryen ose menaxhon procesin e mirëmbajtjes së sistemeve fotovoltaike sipas planit dhe sipas udhëzimeve përkatëse.
    Kërkesat

    Të ketë mbaruar studimet e larta në degën “Inxhinieri Elektrike”.
    Përbën avantazh disponimi i “Licencës individuale në projektim” (profili Elektrik ose Energjitik).
    Eksperiencë 2 vjeçare në projektimin e sistemeve fotovoltaike.
    Aftësitë profesionale në programet PV Sol, AutoCAD dhe aftësitë bazë të Microsoft Office.
    Eksperiencë me softuer inxhinierik si EPLAN, ETAP, etj përbën avantazh.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
    Gatishmëri për të mësuar.
    Ndërgjegjshmëria
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronik: [email protected] ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

    Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

    Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres).

    www.hybrid.al / www.globegroup.al

    Cel. : 067402152

     




    Apply


    WhatsApp

















    Globe Group
    0676027237 | [email protected]
Working...
X