Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Supervizor /e Shitje (F/M)

    Tirane, ofroj vend pune Supervizor /e Shitje (F/M)





















    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Menaxhim



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Supervizor/e Shitjesh per Tiranen dhe Durresin – ZEPA Natyral

    Lloji i punës – Kontratë pune me kohë të plotë sipas Kodit të Punës
    Koha e fillimit te punes – 1 javë pas perzgjedhjes së kanditatit
    Numri i kandidatëve që do të punësohen për këtë pozicion – 1 kandidat



    Në pozicionin e Supervizorit te Shitjeve ju do të siguroni drejtimin e ekipit tuaj nëpërmjet Planifikimit, Vendosjes së Objektivave, Zbatimit, Vlerësimit, Kontrollit dhe Manaxhimit të të gjithe proceseve ndikuese në sukses, në kompani apo jashtë saj si dhe marrjes nën kontroll të plotë të gjithë infrastrukturës & proceseve të nevojshme për një distribucion dhe prezence mbresëlënëse në zonë, me qëllim final arritjen e objektivave tregtare (afatshkurtër dhe afatgjatë) ne përputhje me strategjinë tregtare të kompanisë ZEPA Natyral.

    Pergjegjësitë Kryesore
    · Arritja e objektivave të volumit vjetor të zonës tuaj sipas planit të dakordësuar me drejtimin komercial të kompanisë.
    · Të siguroni arritjen e objektivave sasiore për zonën tuaj të përgjëgjsisë.
    · Të siguroni arritjen e objektivave të distribucionit për zonën tuaj të përgjegjsisë.
    · Të siguroni stokun e nevojshem ditor për distributorët e zones tuaj.
    · Të siguroni që furnizimet dhe pagesat nga klientët tuaj të jenë brenda kushteve të rënë dakort si në vlere ashtu dhe në kohë.
    · Manaxhimi, matja dhe vlerësimi i performancës së zonës ne përgjegjesi mbi baza javore dhe mujore.

    Kualifikimet e kerkuara per pozicionin

    · Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet dega Administrim Biznesi.
    · Të kete minimalisht një eksperiencë prej 3 vitesh në shitje/shpërndarje . Një ekperience në kompani bulmeti do të ishte avantazh.
    · Njohje e mire e rrjeteve ekzistuese të marketeve në Tiranë,
    · Njohje e mire e kanaleve ekzistuese të tregtimit në Tiranë, Durres
    · Aftësi të provuara lidership-i bazuar në aftësinë për të motivuar dhe mbushur ekipin me energji.
    · Të disponojë leje drejtimi automjeti të kategorisë B

    Dergoni CV tuaj ne adresen e Email : [email protected]
    Ju lutem shkruani ne Subjekt pozicionin per te cilin po aplikoni!






    përpuno / rifresko shuaj rifresko

    Cel. : 0696044707

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X