Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Operator Telefonik per Shitje

    Tirane, ofroj vend pune Operator Telefonik per Shitje







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Agjent shitje | Menaxhim shitje



    Eksperienca



    me dhe pa eksperience







    Po kërkojmë Operator Telefonik për Shitje (Outbound/Inbound) për të bashkëpunuar me ekipin tonë te Telesales. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për ruajtjen e marrëdhënieve ekzistuese me klientët dhe gjithashtu do të ndihmojë në rritjen e shitjeve të produkteve. Nëse keni aftësi të shkëlqyera komunikimi, pasion për shitjet, dhe njohuri të mira për produktet e telefonisë mobile dhe internetit etj, ju inkurajojmë të aplikoni.
    Detyrat​
    Realizimi i thirrjeve aktive te klientët ekzistues dhe potencial për të promovuar produktet;
    Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët duke ofruar shërbim të shumë te mirë për klientët dhe duke adresuar pyetjet dhe shqetësimet e tyre;
    Identifikimi i nevojave të klientit dhe rekomandimi i produkteve dhe shërbimeve të përshtatshme për t'i përmbushur ato nevoja;
    Përdorimi i teknikave dhe strategjive të shitjes për arritjen e objektivave dhe për të bërë shitjet;
    Bashkëpunoni me anëtarët e ekipit dhe departamentet e tjera për të siguruar kënaqësinë e klientit dhe për të arritur objektivat e shitjes.
    Kualifikimet​
    Përvojë e mëparshme në shitjet aktive ose në telemarketing, perben epërsi;
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi, me aftësinë për të ndërtuar marrëdhënie me klientët përmes telefonit;
    Aftësi të forta negocimi dhe bindëse;
    Aftësi për të punuar në një mjedis me ritme të shpejta dhe për tu përshtatur me prioritete të ndryshme;
    Përvojë në përdorimin e softuerëve dhe CRM apo dhe mjeteve të shitjes, të tjera relevante;
    Njohuri për produktet dhe shërbimet e telekomunikacionit dhe internetit perbën epërsi;
    Diploma e shkollës së mesme/larte ose ekuivalente.
    ​Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të në adresën: [email protected]

     




    Apply
Working...
X