Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Legal & Compliance Officer

    Tirane, ofrohet vend pune Legal & Compliance Officer







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Jura | Drejtesi



    Gjuha

    anglisht





    EPPC Albania kërkon një Legal & Compliance Officer për klientin e saj, kompani lider në fushën e kujdesit shëndetësor.


    Përgjegjësitë kryesore:

    Sigurimi që aktivitetet e biznesit të kryhen në përputhje me të gjitha ligjet, rregulloret, politikat dhe proçedurat e brëndshme të aplikueshme;
    Sigurimi që të gjitha lejet rregullatore të jenë aktuale dhe të përshtatshme për nevojat e biznesit;
    Vlerësimi i vazhdueshëm i riskut të përputhshmërisë së praktikave të kompanisë së bashku me zhvillimin e politikave dhe proçedurave të brendshme, trajnimin dhe protokollet e përputhshmërisë;
    Mbajtja e marrëdhënieve me organet rregullatore dhe palët e 3-ta;
    Të mbajë të informuar mbi zhvillimet rregullatore dhe iniciativat e industrisë dhe të këshillojë menaxhmentin në përputhje me to;
    Sigurimi i raportimeve në lidhje me kërkesat dhe zhvillimet rregullatore;
    Përgatitja e dokumentacionit të përputhshmërisë me dokumentet përbërëse për qëllime ligjore dhe rregullatore;
    Bashkëpunim me ofruesit e shërbimeve, këshilltarët ligjorë të jashtëm dhe agjencitë qeveritare;
    Zhvillimi dhe mbikëqyrja që kompania të përmbushë detyrimet e saj të përputhshmërisë sipas ligjeve përkatëse dhe kërkesave të autoriteteve rregullatore;
    Negocimi, hartimi dhe zbatimi i kushteve të marrëveshjeve në të gjitha kontratat dhe marrëveshjet e biznesit;
    Përgjegjës për sigurimin e mbështetjes ligjore në kontrollin e ankesave të klientëve për të zvogëluar rrezikun e padive.

    Kërkesat për këtë pozicion janë:

    Diplomë Bachelor në Drejtësi;
    Përvojë e mëparshme pune në përputhshmëri (Përvoja në sektorin e kujdesit shëndetësor e preferueshme);
    Përvojë në zhvillimin dhe menaxhimin e programeve të monitorimit të përputhshmërisë;
    Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese brenda dhe jashtë (avokatë, rregullatorë, auditorë, institucione shtetërore) në të gjitha nivelet;
    Njohës i gjuhës angleze;
    Aftësi shumë të mira organizuese, i aftë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.

    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:

    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

     










    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X