Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Drejtues i njësisë së Financë - Kontabil


    Drejtues i njësisë së Financë - KontabilitetitDrejtuesi i njësisë së Financë - Kontabilitetit është përgjegjës për të gjitha fushat që kanë të bëjnë me raportimin financiar dhe fiskal. Ky pozicion do të luajë një rol kyç në menaxhimin financiar të kompanisë duke dhënë inpute të rëndësishme në lidhje me planifikimin, kontrollin dhe raportimin e proçeseve financiare.


    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    • Përgjegjës për regjistrimin e çdo veprimi kontabël ne sistem në mënyrë të saktë dhe në respektim të parimeve kontabël;
    • Kontrollon gjendjen financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve përmes monitorimit, koordinimit, mbledhjes, konsolidimit, dhe vlerësimit të të dhënave financiare;
    • Kryen kontrollet e informacionit kontabël në përputhje me parimet e kontabilitetit dhe ligjeve;
    • Mban marrëdhëniet financiare me të gjitha palët e treta dhe kujdeset që të gjitha detyrimet të shlyhen në kohë, në respektim të kontratave të nënshkruara;
    • Kryen analiza financiare të të dhënave financiare të projekteve ne kompani për të identifikuar trendet, ndryshimet, dhe fushat e përmirësimit;
    • Përgatit raporte të veçanta të menaxhimit, përfshirë analizën e buxhetit në krahasim me të realizuarin, shpjegime për ndryshimet dhe përmbledhjen e performancës financiare;
    • Menaxhon cash flow të kompanisë si dhe jep propozime efektive në lidhje me nevojat e kompanisë për likuiditet;
    • Jep rekomandime për planet afatshkurtra dhe strategjike te kompanisë në menaxhimin financiar duke i dhënë zgjidhje problematikave që hasen gjatë procesit të punës;
    • Përgatit dhe raporton Pasqyrat Financiare dhe raporte të veçanta për të gjithë informacionin financiar të kërkuar si dhe mbikqyr punën e departamentit për të siguruar që të gjitha raportimet financiare të jenë hartuar brenda afateve;


    Kërkesat e pozicionit:
    • Të këtë mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit Ekonomik në Degën Financë-Kontabilitet (e preferueshme).
    • Të ketë Minimalisht 3-5 vite eksperiencë pune si Drejtues në Departamentin e Finance - Kontabilitetit në kompani private.
    • Tëketë njohuri shumë të mira të programeve financiare. (Përbën avantazh njohja e sistemit Microsoft Dynamics Nav/Business Central).
    • Të ketë njohuri shumë të mira mbi legjislacionin tatimor (Ligji për tatimin mbi te ardhurat, Ligji për TVSH, Ligji për procedurat tatimore)
    • Të ketë aftësi shumë të mira analitike.
    • Të ketë aftësi shumë të mira manaxheriale.
    • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.


    Çfarë ofrojmë ne:
    • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese.
    • Të punuarit në një mjedis dinamik që ofron zhvillim dhe rritje profesionale.
    • Çertifikime dhe trajnime të ndryshme.
    • Angazhimi ne projekte ambicioze në një nga industritë më të mira.
    • Sigurimi shëndetësor privat.
    • Vendndodhja perfekte e zyrës, në qendër të Tiranës.
    • Orar fleksibël i punës duke përfshirë punën hibride (remote/on site)


    Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojne CV-në e tyre në adresen: [email protected] me subject: Drejtues i njesise së Financë – Kontabilitetit. Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore.
    Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 21.01.2024
    *Shënim – Politika e Privatësisë
    Info Business Solutions sh.p.k. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen, e të dhënave personale dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014″ Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.


    Apliko
Working...
X