Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER/E MEKANIK për PROJEKTIM

    Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER/E MEKANIK për PROJEKTIM







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxhinieri



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER/E MEKANIK për PROJEKTIM.

    Inxhinieri Mekanik do te jete pjese e departamentit te projektimit si pjese e skuadrës MEP. Raporti zyre/kantier do te jete 80/20. Pozicioni kërkon qe te arrihet cilësi ne projektimin e impianteve mekanike, dhe kërkon njohuri te mëparshme me një eksperience 2-5 vjeçare. Departamenti i projektimit i përfshin te gjitha disiplinat e tjera te ndërtimit, dhe jep mundësi shume te mira konsultimi dhe përmirësimi te njohurive ne ndërtim. Gjithashtu jepet mundësia e qe pas projektimit te studiohet zbatimi i këtij projekti nga afër ne kantier.

    DETYRAT KRYESORE:

    Njeh bazat inxhinierike te sistemeve HVAC.
    Punon dosjen teknike te një objekti te përberë nga Miratimet e Materialeve, Librezat e Masave, As Built lidhur me disiplinën Mekanike.
    Projekton/Asiston ne projektimin e impianteve Mekanike ne varësi te detyrës se projektimit.
    Përzgjedh impiantet pas prokurimit te tyre. (Tipologjisë se pajisjeve, fuqisë, përshtatshmërisë etj.). Sistemet qe preferohet te ketë eksperience :
    Sisteme VRF
    Sisteme Multisplit/Split
    Sisteme Ventilimi
    Sisteme Chiller

    Kryen llogaritjet e nevojshme per projektimin e impianteve si p.sh llogaritje te ngarkesave termike, llogaritje te rënieve te presionit ne kanalet e ventilimit.
    Aftësi shume te mira ne AutoCAD, Microsoft Excel. (Revit dhe Autocad MEP përbejnë përparësi).
    Te zoteroje gjuhen Angleze.
    KRITERET DHE AFTESITË KRYESORE:

    Të ketë diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Dega Energjitikë ose Inxhinieri Mjedisi, Drejtimi Energjitike.
    Të njohë dhe të punojë në programin Microsoft Office, AutoCad, Revit, etj.
    Të ketë njohuri mbi normat dhe standardet e projektimit.
    Të ketë mbi 2 vite experiencë në projektim.
    Të zotërojë gjuhën angleze.
    APLIKIMI
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [email protected] ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply


    WhatsApp














    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X