Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Kujdesit ndaj Klientit

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Kujdesit ndaj Klientit







    Tirane





    Balfin Real Estate është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

    Balfin Group është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


    Pozicioni: Specialist i Kujdesit ndaj Klientit

    Departamenti: Marketing

    Vendndodhja: Tiranë



    Përmbledhja e Pozicionit:

    Specialisti i Kujdesit ndaj Klientit është përgjegjës për menaxhimin e telefonatave hyrëse, regjistrimin dhe mirëmbajtjen e databazës së klientëve. Specialisti është përgjegjës për menaxhimin e ankesave të klientëve, adresimin e tyre dhe kthimin e përgjigjes, gjithashtu është përgjegjës edhe për menaxhimin e ‘leads’. Ai/Ajo do të bashkëpunojë ngushtë brenda departamentit Marketing dhe me departamentin e Shitjeve. Specialisti i merr detyrat ditore nga Supervizori i Kujdesit ndaj Klientit dhe ka gatishmërinë për të kontribuar në ecurinë e punës dhe rritjen e kënaqësisë së klientit, rrjedhimisht dhe rritjen e imazhit të kompanisë.


    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

    Hap, regjistron dhe mirëmban databazën e klientëve që telefonojnë (telefonata hyrëse);
    Merr të gjitha ankesat dhe kërkesat për informacion, i adreson tek departamenti /personat përgjegjës dhe rikontakton klientin për përgjigjen;
    Kthen përgjigje ndaj të gjitha komenteve në ‘Social Media’ për projektet që i janë caktuar;
    Menaxhon ‘leads’ nga momenti që gjenerohen deri në delegimin e tyre tek departamenti përkatës;
    Menaxhon sasi të konsiderueshme telefonatash;
    Zhvillon raporte të ndryshme në lidhje me punën e tyre;
    Kryen ‘survey’ nëpërmjet telefonit;
    Menaxhon telefonata dalëse;
    “Chat support’ nëpërmjet platformave elektronike;
    “Data entry” në sistemet përkatëse;

    Eksperiencat e punës:

    Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm;


    Aftësi të tjera:


    Të ketë eksperiencë në kujdesin ndaj klientit, ‘call center’ ose kontakt center;
    Aftësi shumë të mira të menaxhimit të telefonatave sidomos atyre problematike;
    Të ketë eksperiencë në dëgjimin aktiv;
    Të ketë eksperiencë në sistemet CRM dhe praktikat përkatëse;
    Njohuri shumë të mira të përdorimit të Excel;
    Njohuri shumë të mira të përdorimit të PowerPoint;
    Aftësi për tu orientuar dhe përshtatur llojeve të ndryshme të klientëve;
    Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim;
    Aftësi në menaxhimin e një sërë detyrave njëherazi;
    Diplomë e shkollës së lartë;
    Njohje shume e mirë e gjuhës shqipe dhe asaj angleze. Përbëjnë avantazh gjuhët e tjera;
    Aftësi për të punuar nën presionin e afateve dhe volumit të punës.
    Kushtet e Punës:

    Balfin Real Estate është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

    Mënyra e aplikimit:

    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

    Afati i dorëzimit: 25/06/2024

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply











    "Bajram Curri" Boulevard,
    ETC Business Center, 8th floor, unit 131-134, Tirana, Albania
    [email protected] | www.balfinrealestate.al
Working...
X