Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Inxhinier Infrastrukture (Rol Menaxherial)

    Tirane, kerkohet Inxhinier Infrastrukture (Rol Menaxherial)







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxhinieri



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Infosoft Group eshte duke rekrutuar:

    Inxhinier Infrastrukture (Rol Menaxherial)

    Pershkrimi i Kompanise: Infosoft Group perbehet nga 16 kompani. Ne jemi duke rekrutuar Inxhinier Infrastrukture per nje nga kompanite e grupit e cila eshte ITD shpk.
    ITD shpk eshte nje kompani lider qe operon ne fushen e Distribucionit IT qe ne vitin 1996. Kompania eshte e angazhuar dhe ka synimin e rritjes se pozicionimit ne treg si distributor me vlere te shtuar, duke ofruar me shume zgjidhje teknike dhe mbeshtetje per rrjetin e saj te rishitesave.
    Pershkrimi i Punes: Ne jemi ne kerkim te nje punonjesi si “Inxhinier Infrastrukture (Rol Menaxherial)“ qe do te luaje nje rol kyç ne ndertimin e zgjidhjeve inovative dhe mbeshtetjen teknike per rishitesat tane. Ky rol kerkon nje kombinim te shkelqyer te njohurive teknike dhe aftesive menaxheriale.

    Detyrat Kryesore:

    Pergjegjes per zhvillimin dhe aprovimin e zgjidhjeve teknike.
    Mbeshtetja teknike ne projekte te mesme dhe komplekse te IT-se.
    Konsultimi me Dept. e Shitjeve per te siguruar mbeshtetjen e pershtatshme teknike per rishitesat dhe klientet.
    Zbatimi i zgjidhjes IT apo mbeshtetja ne rast kerkese per suport teknik.
    Vleresimi i trendeve dhe produkteve per te identifikuar mundesi te reja te biznesit.
    Shkollimi dhe Kualifikimi:

    Diplome ne Inxhinieri Kompjuterike, IT, ose fushe te ngjashme.
    Eksperience te pakten 5-vjeçare ne ne kompani integratore ose te ngjashme ne projekte zhvillimi infrastrukturore te karakterit Enterprise Systems dhe Datacenter.
    Njohuri te thella teknike ne produktet dhe zgjidhjet e IT-se. E preferueshme per IT Enterprise Server dhe SAN Storage, te brandeve si Dell EMC, HPE, Lenovo, IBM.
    Njohje shume e mire e platformave te virtualizimit dhe te zgjidhjeve Private Cloud, me teknikat Software Defined dhe Virtualization Cluster.
    Eksperience 3-5 vjet ne implementim te zgjidhjeve teknike.
    Aftesi te Tjera:

    Aftesi te shkelqyera te te punuarit ne grup.
    Aftesi te shkelqyera komunikuese dhe menaxheriale.
    Njohje shume e mire e gjuhes angleze
    Çfarë ofrojmë ne:

    Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese.
    Të punuarit në një mjedis dinamik që ofron zhvillim dhe rritje profesionale.
    Çertifikime dhe trajnime të ndryshme.
    Angazhimi ne projekte ambicioze në një nga industritë më të mira.
    Sigurimi shëndetësor privat.
    Vendndodhja perfekte e zyrës, në qendër të Tiranës.
    Shënime:
    Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: [email protected]

    Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.

     




    Apply











    Infosoft Group
    Rr. Murat Toptani, Gjergji Center, Tiranë, Shqipëri
    [email protected]
Working...
X