Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Arkitekt Projektues

    Arkitekt Projektues






    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Arkitekt Projektues
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Pozicionit: Kujdeset për mbarëvajtjen e punëve që i caktohen duke bashkëpunuar me projektuesit e disiplinave të tjera brenda kompanisë, për të siguruar që dizajni i ndërtesës plotëson nevojat dhe është në përputhje me rregulloret e sigurisë dhe kodet e ndërtimit. Përgatit vizatime arkitekturore për çdo fazë të projektimit. Përgatit detajet dhe specifikimet teknike për zbatim. Krijon modele 3D të projekteve dhe gjeneron imazhe render.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: ​
    Merr pjesë në hartimin e detyrave të projektimit, relacionet teknike dhe specifikimet teknike për projektin arkitektonik;​
    Harton strukturat/ vizatimet/ planet/ projektet në përputhje me kërkesat e investitorit dhe me ligjet /rregulloret në fuqi;​
    Merr në konsideratë llojin e ndërtimit në përputhje me kantierin, klimën si dhe ndërtesat përreth;​
    Krijon dhe përpunon projekte të ndryshme arkitektonike;​
    Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve dhe arkitektë të tjerë brenda ose jashte kompanisë;​
    Është përgjegjës për plotësimin e të gjitha materialeve grafike të nevojshme per secilën fazë të projektit;​
    Analizon kërkesat për ndryshime në projekt, në bashkëpunim me stafin e kantierit;​
    Harton raporte javore në lidhje me ecurinë e proceseve që ka në ngarkim;​
    Qëndron i përditësuar me tendencat më të fundit në arkitekturë dhe dizajn dhe i inkorporon ato në projekte sipas rastit;​
    Detyra të tjera që mund të ngarkohen;​
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë.

    Kualifikime të tjera:​
    Të paktën 5 vite experiencë si ne fushen e projektimit dhe te zbatimit;​
    Aftësi kreative në projektim;​
    Aftësi për të sugjeruar zgjidhje;​
    Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;​
    Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur në anën funksionale dhe estetike;​
    Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;​
    Aftësi për të punuar në skuadër;​
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;​
    Njohje shumë e mirë e legjislacionit për urbanistikën;​
    Përdorimi i programeve, Auto Cad, Revit, Office, Photoshop dhe programe 3D si Sketchup ose 3DS Max, etj.​
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite


    Afati i aplikimit: 19/06/2024

    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​

     




    Apply


    WhatsApp

















    Balfin DEVELOPMENT
    +355 44523200 | [email protected]
    St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
    Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania
Working...
X