Asistent Specialist (Agjent) ne Contact Center
Tasks
Të pres telefonatat si qëllim që të ndihmojë klientët/stafin e Bankës të cilët kanë pyetje të veçanta.
Të kryejë veprime nëpërmjet shërbimit Telephone Banking duke zbatuar kërkesat rregullatore të bankës.
Të mbështesë kartëmbajtësit për bllokimin e kartave të deklaruara të humbura/vjedhura, ose arsye të tjera.
Të monitorojë alertet, të kontaktojë dhe të raportojë tek strukturat përkatëse.
Të mbështes klientët për problemet e Internet Banking / Mobile Banking/ Telephone Banking / ATM ose të dërgojë problemet e raportuara nga përdoruesit tek personat përgjegjës për investigim të mëtejshëm.
Të mbledh dhe të mirëmbajë kërkesat e klientëve të ardhura nga ATM, WEB, email, telefonata dhe të gjej zgjidhjen ose të delegojë kërkesat e veçanta të klientëve tek personat përgjegjës.
Të kryejë telefonata marketingu për segmente të percaktuara klientësh.
Të sygjerojë zgjidhje të problemeve, marrje informacioni nëpërmjet produkteve të Bankës.
Të sigurojë ndjekjen sipas Rregullores së Bankës të ankesave, kërkesave, sugjerimeve, komplimentave të klientëve dhe rregjistrimin e tyre në platformën Pega Claim.
Requirements
Të posedojë një diplomë Universitare.
Të jetë i sjellshëm dhe miqësor.
Të zotërojë gjuhën Angleze.
Të ketë njohuri të mira kompjuterike/ teknologjike.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, të shtypi shpejt dhe saktë në tastierë.
Të ketë aftësi të njoh një klient të pakënaqur dhe të përgjigjet qetësisht, pa u nevrikosur.
Të ketë aftësi të mira për të kuptuar dhe interpretojë informacionet bazë të klientëve.
Të ketë aftësi për të menaxhuar situata të vështira në lidhje me klientët, të përgjigjet menjëherë nevojave të klientit, të bëj thirrje për reagime për të përmirësuar shërbimin.
Kandidatet e interesuar te aplikojne nepermjet link https://cv.bkt.com.al/candidate/job_search# ose te dergojne CV ne adresen e email [email protected] deri me 19.01.2024 dhe te specifikojne pozicionin per te cilin aplikojne.
Apliko