Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune MENAXHER LOGJISTIKE




    Dimension HR po kërkon të rekrutojë MENAXHER LOGJISTIKE për një nga kompanitë më të mëdha që operojnë në fushën e distribucionit (produkte ushqimore).

    Përmbledhja e Pozicionit:
    Manaxheri i Logjistikës është përgjegjës për planifikimin dhe menaxhimin e të githë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, furnizimit, magazinimit dhe shërbimit/kujdesit ndaj klientit.



    DETYRAT E POZICIONIT

    Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike;Ndjek dhe përmbush të gjitha nevojat për transport dhe lëvizje në terren;Sigurohet që dërgesat të mbyllen në kohën e përcaktuar;Planifikon mënyrat e transportit, rrugët dhe caktimin e ngarkesës për sasi;Mbikqyr statusin e porosive dhe dërgesat;Monitoron kostot e transportit;Organizon dhe bashkërendon aktivivitetet e departamenteve lidhur me koordinimin e mjeteve të transportit;Zhvillon biznesin duke reduktuar kostot, analizuar problemet dhe arritur zgjidhje të reja logjistike; Trajnon dhe zhvillon stafin e ri në department;Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura;Kryen funksione të tjera sipas nevojës.



    KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
    Edukimi: Të ketë diplomë universitare;
    Eksperienca: Të ketë të paktën dy vite eksperiencë pune në këtë pozicion;



    Aftësitë:

    Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhëz angleze (gjuhët e tjera përbëjnë avantazh);Të ketë aftësi shumë të mira menaxhuese;Të ketë aftësi shumë të mira organizuese; Të jetë i komunikueshëm dhe bashkëpunues.


    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «MENAXHER LOGJISTIKE»
    Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

    JU MIREPRESIM!




    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

    Apliko

Working...
X