Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER/E PËR PROKURIMET E POROSIVE TË BLERJE/ FURNIZIMEVE

    Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER/E PËR PROKURIMET E POROSIVE TË BLERJE/ FURNIZIMEVE







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxhinieri



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER/E PËR PROKURIMET E POROSIVE TË BLERJE/ FURNIZIMEVE.

    PËRSHKRIMI I PUNËS
    Inxhinieri për Prokurimet e Porosive të Blerje/ Furnizimeve zbaton dhe ndjek proçedurën e prokurimit të porosive për blerje dhe furnizime.

    DETYRAT KRYESORE:

    Menaxhimi i mardhënieve me furnitorët e kompanisë dhe kërkimi i bashkëpunëtorëve të rinj.
    Përgatit kërkesën për ofertë në bazë të nevojave të materialeve të kërkuara.
    Përgatit analizën permbledhëse të ofertave të marra dhe kontrollon nëse ofertat përkatëse janë në përputhje me kërkesat e projektit dhe specifikimeve teknike të materialeve të kërkuara.
    Bashkëpunon me departamentet/ zyrat e tjera për të saktësuar kërkesat.
    Bashkëpunon me inxhinierët e kompanisë për plotësimin e kërkesave specifike.
    KRITERET E KËRKUARA TË KANDIDATIT:

    Të jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (Ndërtim, Hidro, Infrastukturë) ose Inxhinierisë Ekonomike.
    Të ketë eksperiencë punë mbi 3 vjet në prokurime.
    Të ketë aftësi shumë të mira organizative, komunikuese dhe negociuese.
    Të jetë përdorues i avancuar i programeve komputerike si Paketa OFFICE, Autocad, etj.
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë për çdo informacion të nevojshëm në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X