Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Drejtor Dege në Rrjetin e Degeve Tiranë

    Drejtor Dege në Rrjetin e Degeve Tiranë







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Menaxhim strategjik | Drejtues



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE ​

    Titulli i Punës: Drejtor Dege​Dega: Rrjeti i Degeve Tirane​Departmenti: Shitjeve me Pakicë për Individë


    PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM:
    Drejtori Degës është përgjegjës për administrimin, operacionet e efektshme ditore dhe ofrimin e shërbimeve të plota në degë, duke përfshirë operacionet, kreditimin, shitjen e produkteve, shërbimin ndaj klientit, dhe sigurinë sipas objektivave dhe rregullave të Bankës në fuqi.

    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITE KRYESORE:


    Eshte pergjegjesi kryesor per koordinimin e punes ne dege, me qellim realizimin e objektivave te bankes, te vendosura per degen.
    Eshte pergjegjes per zhvillimin e stafit dhe orientimin e tyre te lidhura me objektivat dhe fokusin e bankes.
    Siguron ndertimi e nje strategjie per arritjen e planit te biznesit te bankes ne termat e rritjes dhe cilesise, ne përputhshmëri të plotë me politikat dhe strategjitë e bankës.
    Drejton komitetin e kredisë në Degë, sipas nivelit të aprovimit dhe në përputhje me politikat e institucionit.
    Udhëheq dhe suporton stafin e Degës për të siguruar se puna e tyre është në përputhje me standartin e bankës në shërbim, shitje dhe përputhshmërinë operacionale.
    Organizon mbledhje periodike me stafin per te garantuar planifikimin në nivelin e duhur me shërbimet bankare, produktet dhe procedurat e bankës dhe performancën.
    Merr pjesë në mënyrë aktive ne mbledhje te bankës dhe kontribuon me ide për përmirësimin e proceseve, procedurave dhe efektivitietin e deges.
    Mbikqyr dhe vlereson stafin me qellim dhënie feedback, identifikon nevojat per trajnim dhe propozon plane konkrete për zhvillimin e kapaciteteve profesionale te stafit.
    Respekton Politiken e Vleresimit te Performances dhe është përgjegjës për vlerësimin e punonjësve në varësinë direkte.
    Mbështet veprimet operacionale të degës duke kryer kontrollin dhe autorizimin e veprimeve në sistemin informatik që ka banka, në përputhje me nivelin e autorizimit.
    Siguron kryerjen e kontrolleve spontane të arkave individuale dhe /ose arkës kryesore sipas percaktimeve te manualit te arkës. Shërben si person kontakti per eskalimin e problemeve operacionale që mund të lindin në Degë dhe që nuk zgjidhen nga drejtuesi i operacioneve, si dhe ndjek personalisht zgjidhjen e tyre ne zbatim te rregullave dhe procedurave të miratura të bankës.
    Përgatit dhe dërgon raporte specifike ne Departamente të Drejtorisë në përputhje me kërkesat dhe procedurat në fuqi.
    Vepron si promovues dhe tejçues i vlerave dhe imazhit te institucionit.
    Eshtë person përgjegjës në rang Dege në lidhje me zbatimin e standarteve të bankës për PPP&FT. Siguron që komunikimi me stafin ne lidhje me cdo çështje të PPP&FT të jetë i plote, i qartë formal (me email) duke respektuar standartin e komunikimit me email me njësinë e AML.
    Eshtë përgjegjës për zbatimin e procesit të monitorimit të anomalive të evidentuara në transaksionet bankare në Degë dhe raportin e tyre në njësinë e AML në Zyrat Qëndrore. Eshtë përgjegjës për monitorimin e kontrollin e Degës në lidhje me respetimin e standarteve të kërkuara, veçanërisht me klientët me risk të lartë(përfshirë kategorizimin e tyre) dhe /ose vigjilencë të zgjeruar të përcaktuar nga sistemet automatike të bankës, manuali i PPP&FT dhe dispozitat ligjore në fuqi apo kërkesat e njësisë për çeshtjet e PPP&FT.
    Duhet të tregojë kujdes për zbatimin e standardeve më të larta për të mbrojtur bankën dhe reputacionin e saj nga keq përdorimi për pastrim parash dhe/ose financim mashtrimi apo aktivitete te tjera të paligjshme
    Eshtë përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e procedurave të sigurisë nga stafi i degës përkatëse.

    KËRKESAT PËR POZICIONIN:


    Diplomë Universitare në Fakultetin e Administrim Biznes, Ekonomik, ose te tjera te lidhura me fushen.
    Minimumi 5 vjet punë në sektorin bankar, preferohet eksperiencë drejtuese e meparshme.
    Aftesi te shkelqyera organizative menaxhuese dhe kordinuese.
    Njohuri shume te mira ne operacioneve bankare
    Aftesi te forta komunikuese, verbale, të shkruara analitike dhe ndërpersonale.
    Aftesi drejtuese dhe motivuese per stafin.
    Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të paketës Microsoft office.


    Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit [email protected] . Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

    Afati i fundit i aplikimit 23 Maj, 2024.

     




    Apply











    United Bank of Albania - UBA
    Rruga Dritan Hoxha
Working...
X