Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune After Sales Specialist

    Tirane, ofrohet vend pune After Sales Specialist







    Tirane





    Balfin Real Estate është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime, shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

    BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


    Pozicioni: After Sales Specialist

    Departamenti: Shitje

    Vendndodhja: Tiranë



    Përshkrimi i pozicionit:

    After Sales Specialist është përgjegjës për koordinimin e proceseve post-shitje, në mirëmbajtjen e klientëve si edhe në procese të tjera që zhvillohen në departamentin e Shitjes. Kontakton klientët për arkëtimin e pritshëm të aseteve të shitura.


    Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

    Ndjek procedurën e firmosjes, noterizimit dhe shpërndarjes së kontakteve tek palët.
    Ndjek procedurën për anulimin e kontratave, përpilimin e anekseve, shtojcave dhe ndryshimeve të kontratave sipas rastit në bashkëpunim me menaxherin e shitjes.
    Hedh të dhënat e kontratave në raportet përkatëse dhe prodhon raportet që kërkohen nga eprorët.
    Ndjek procesin për dorëzimin e kontratave në arkiv.
    Ndërton korrespondencat, ndjek ecurinë e pagesave me klientët dhe kujdeset të sigurojë arkëtimin në kohë të tyre.
    Përpilon dhe dërgon njoftimin zyrtar tek klientët për këstet e pagesave.
    Ndjek procesin e njoftimit për penalitetet e pagesave të vonuara deri në arkëtim.
    Çdo fillim jave raporton për klientët problematik si edhe për klientët të cilët janë 1 muaj përpara maturimit të këstit të radhës, jo më vonë se data 4 e muajit përkatës.
    Bashkëpunon dhe koordinon me zyrën e arkitektëve, ligjorin, financës dhe të departamentit teknik për ndjekjen e procedurave për mirëmbajtjen e klientëve.
    Përfshihet në zgjidhjen e shqetësimeve/ problemeve të mundshme financiare/ teknike të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë.
    Update data basës së kontakteve të klientëve për çdo projekt.
    Ruan edhe rifreskon të dhënat e klientëve të rinj dhe ekzistues në regjistrin e klientëve të kompanisë.
    Ndihmon në përpilimin dhe realizimin e buxhetit vjetor në arkëtimin e shitjeve.
    Ndjek procedurën e dorëzimit të asetit në bashkëpunim me menaxherin e shitjes që është i përfshirë.
    Përgatit raportin e Devijancave.
    Inicion dhe suporton çdo raport që mund t’i nevojitet departamentit të shitjes.
    Update dosjet e klientëve (Mandati i arkëtimeve, punimet shtesë, dosja e rimbursimeve, etj.), siç është dakortësuar me departamentin e financës së investitorëve.
    Ndjek rakordimin financiar dhe suporton menaxherin e shitjes gjatë procesit të kontratave finale të shitjes dhe kalimit të pronësisë.
    Ndjekja e arkëtimeve për detyrimin e OSHE-së, UKT-së në rastin kur klienti e ka marrë pronën në dorëzim.
    Mbajtja e marrëdhënieve me bankat për lirimin e pronave dhe mbledhje të dokumentacionit të kërkuara prej tyre.
    Njoftimi i klientëve për mënyrën e dorëzimit të pronës.
    Është përgjegjës në të gjitha rastet dhe vepron gjithnjë në përputhje dhe respekt të plotë të të gjitha rregulloreve, procedurave dhe udhëzimeve të brendshme të shoqërisë si dhe kërkesave ligjore dhe rregullatorë në lidhje me Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe/ose Financimin e Terrorizmit.


    Eksperiencat e punës:

    Minimalisht 3 vjet në kompani me aktivitet të ngjashëm është avantazh.


    Aftësi të tjera:

    Aftësi shumë të mira komunikimi, ndërtimi i marrëdhënieve të suksesshme me palët;
    Aftësi organizuese dhe koordinuese;
    Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët.
    I dedikuar, pozitiv dhe punëtor.
    Njohuri shumë të mira kompjuterike, MS Office.
    Aftësi analitike shumë të mira, saktësi në kryerjen e detyrave.
    Aftësi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup.
    Fleksibëel me oraret.
    Njohje shumë të mira të gjuhës angleze, gjuhët e tjera përbëjnë avantazh.

    Kushtet e punës:

    Balfin Real Estate është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

    Mënyra e aplikimit:

    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

    Afati i dorëzimit: 30/05/2024

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply











    "Bajram Curri" Boulevard,
    ETC Business Center, 8th floor, unit 131-134, Tirana, Albania
    [email protected] | www.balfinrealestate.al
Working...
X