Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    PronatyraMD po zgjerohet dhe kerkon Store Manager






    PronatyraMD, po kërkon Store Manager per njesine Vlora :

    POZICIONI: Menaxher Marketi
    DEPARTAMENTI: Menaxhimi i Supermarketeve
    RAPORTON TE: Drejtori i Rrjetit

    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

    Përgjegjës për administrimin ditor të marketit dhe operimin në përputhje me standartet, rregulloret dhe procedurat e ShoqërisëPërgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e shërbimit që i ofrohet klientëve nga stafi i marketitKrijon, zhvillon, dhe mirëmban marrdhënie të shkëlqyera me klientëtPërgjegjës për rritjen e shitjeve ditore, realizimin e objektivave të shitjes mujore të marketit, dhe implementimin e fushatave të shitjes të shoqërisë me qëllim maksimizimin e shitjeveKontrollon dhe siguron mbajtjen e Marzhit të Marketit, në përputhje me objektivat e ShoqërisëPërgjegjës për të siguruar që asortimenti në të gjitha repartet e marketit është gjithnjë i plotësuar dhe në cilësinë e duhur. Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët dhe garanton që furnizimet merren në kohë dhe në sasinë dhe cilësinë e duhur Përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të skadencave dhe dëmeve të asortimentit.Përgjegjës për ndjekjen e Procedures ne rast Kontestimi dhe ReklamimiPërgjegjës për kryerjen rregullisht të inventarit të marketit. Siguron optimizim të gjëndjes të stokut në market dhe magazinëPërgjegjës për menaxhimin e stafit të marketit, planifikimin dhe organizimin e punës, si dhe performancën dhe sjelljen e stafit në punëPërgjegjës të garantojë që marketi operon në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore të sigurisë në punë dhe ato higjeno-sanitare

    PROFILI I KANDIDATIT:

    Diplomë universiteti (preferohet nga Fakulteti Ekonomik)Te paktën 3 vjet eksperiencë në shitje dhe shërbim klienti. Preferohet përvojë në dyqan/marketAftësi në menaxhim të marrdhënieve dhe aftësi negociueseAftësi të udhëheqë, drejtojë, menaxhojë dhe motivojëAftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrimNjohuri në nivel mesatar të gjuhës Italiane dhe AnglezeI/e aftë të punojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipitI/e aftë të organizojë dhe të kordinojë punën, si dhe të përcaktojë përparësitëI/e përkushtuar ndaj standartit të shërbimit të klientitNjohuri shumë të mira të paketës Office

    NE OFROJMË:

    Kushte shumë të mira puneMundësi për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona

    MËNYRA E APLIKIMIT:

    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected]
    ose në adresën Supermarket PronatyraMD, Rr. Gjergj Arianiti, Vlore

    Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.

    Apliko

Working...
X