Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Brand Specialist


    Kompania
    Themeluar në vitin 1993, Trimed përfaqëson një rrugë të sigurtë dhe të matshme që siguron produkt farmaceutik të sigurtë në tregun shqiptar me një akses direkt tek farmacitë. Në vitin 2008 kompania nisi bashkëpunimin me M&D, një kompani e specializuar në logjistikë dhe shpërndarje.
    Ne jemi të përkushtuar që t’i ofrojmë partnerëve tanë një zgjedhje “One-Stop-Solution” në tregun shqiptar përmes profesionalizmit dhe eksperiencës.

    Pozicion Vakant: Specialist i Njesise se Biznesit (Brand Specialist)
    Trimed kërkon të punësojë Brand Specialist, në Departamentin e Zhvillimit të Biznesit, pranë zyrave qëndrore Tiranë.
    Prej afro 30 vitesh dallohemi në tregun Shqipëtar për sigurinë maksimale që u ofrojmë klientëve tanë, për bashkëpunimin e fortë me partnerët tanë dhe përkujdesjen e veçantë ndaj stafit tonë. Me diversifikimin e portofolit tonë të Biznesit, të jepet edhe ty mundësia për të qenë pjesë e nismave që sjellin risi në këtë sektor. Nëse e cilëson veten ambicioz dhe dëshiron të rritesh profesionalisht, është çasti i duhur që t’i bashkohesh skuadrës sonë të ekspertëve.
    Specialisti i Njësisë së Biznesit do të ketë rol thelbësor në menaxhimin e të gjithë ciklit të Biznesit të një apo disa grupe produktesh farmaceutikë. Ky pozicion pune edhe pse kompleks, të jep mundësinë të ushtrosh kompetencat e tua në disa fusha sic janë Shitjet/Logjistika/Kontabiliteti/Administrimi. Gjithashtu në të njëjtën kohë të jep mundësinë të zhvillosh aftësitë e tua profesionale në këto fusha dhe më gjërë.

    Çfarë ofrojmë?
    Nisjen e një marrëdhënieje pune afatgjatë, të karakterizuar nga qëndrueshmëria dhe në përputhje të plotë me Kodin e Punës;Pagë mujore stimuluese si dhe incentiva për arrtijen e Objektivave mjaft tërheqës;Atmosferë bashkëpunuese dhe mbështetje të përhershme, që të lehtëson synimin për rritje profesionale.
    Çfarë kërkojmë?
    Dëshirë të vazhdueshme për t’u përmirësuar;Aftësi shumë të mira negociuese, artikuluese, fleksibël në marrëdhënie me njerëzit,aftësi të punës në grup;Përqendrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve;Aftësi shumë te mira bashkëpunuese,me fokus në performancën dhe i orientuar drejt rezultateve;Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat;Përvojë pune të sukseshme;Kualifikime univeritare në Menaxhim Biznesi/Marketing/Mejksi/Farmaceutikë apo Financë-Kontabilitet;Të paktën dy vite eksperiencë pune ne rol Menaxher Shitje, Menaxher Brandi, Menaxher Marketingu etj;
    Nese deshiron te jesh pjese e skuadres tone, ju ftojme te dergoni CV në adresën [email protected]

    Mirëpresim CV tuaj!
    Apliko
Working...
X