Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Accounting & Reporting Senior Specialist

    Accounting & Reporting Senior Specialist







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Ekonomist-Financier/e



    Gjuha

    anglisht





    EPPC Albania kërkon një Accounting & Reporting Senior Specialist për klientin e saj, kompani lider në fushën e logjistikës dhe transportit.

    Përgjegjësitë kryesore:

    Kontabilizon dhe kontrollon të gjitha transaksionet financiare sipas IFRS dhe NAS;
    Mirëmban CoA sipas standardeve lokale dhe të Grupit;
    Kryen regjistrimin dhe kontrollin e aseteve, postimin e amortizimit si dhe koordinimin e inventarizimit të aseteve;
    Kryen rakordimin e llogarive bankare, postimin dhe kontrollin për shpenzimet, të ardhurat dhe TVSH-në;
    Rakordimeve të llogarive të arkëtueshmeve, pagave, llogarive të pagueshme si dhe llogarive të tjera të bilancit;
    Përgatit dhe poston të dhënat statistikore;
    Siguron kryerjen me cilësi të lartë dhe në kohë të pasqyrave financiare mujore në përputhje me IFRS për raportimin e grupit;
    Kryen rishikimin e zërave të bilancit në mënyrë të rregullt;
    Përgatit pasqyrat financiare për Autoritetet Tatimore në bashkëpunim me auditorin e jashtëm;
    Është pika kryesore e kontaktit me audituesit e jashtëm gjatë kontrolleve tatimore dhe auditimeve të pasqyrave financiare;
    Vë në dispozicion informacion dhe raporte të kërkuara nga autoritetet tatimore dhe menaxhimi.

    Kërkesat për këtë pozicion janë:

    Diplomë Universiteti në Financë, dega Kontabilitet;
    Minimumi 3-5 vite eksperiencë në Kontabilitet dhe përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore; Eksperienca në një kompani ndërkombëtare mund të konsiderohet avantazh;
    Njohuri shumë të mira të IFRS, SKK dhe legjislacionit tatimor;
    Njohuri shumë të mira të programeve Microsoft Office;
    Njohës i gjuhës angleze-MUST;
    Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës, shumë i organizuar dhe i vëmendshëm ndaj detajeve;
    Aftësi shumë të mira në komunikim, i aftë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.

    Si të aplikoni:

    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:



    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

     










    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X