Kompania SALILLARI Sh.p.k, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
SALILLARI Sh.p.k aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
SALILLARI Sh.p.k shpall pozicion të lirë pune INXHINIER/E HIDROMEKANIK për PROJEKTIM.
Inxhinieri Hidromekanik do të jetë pjesë e departamentit të projektimit si pjesë e skuadrës MEP. Raporti zyrë/kantier do të jetë 80/20%. Pozicioni kërkon që të arrihet cilësi në projektimin e impianteve Hidro mekanike, dhe kërkon njohuri te mëparshme me një eksperiencë 2-4 vjeçare. Departamenti i projektimit i përfshin të gjitha disiplinat e tjera të ndërtimit, dhe jep mundësi shume të mira konsultimi dhe përmirësimi të njohurive të ndërtimit. Gjithashtu jepet mundësia që pas projektimit të studiohet zbatimi i këtij projekti nga afër në kantier.
DETYRAT KRYESORE:
Njeh bazat inxhinierike të sistemeve HVAC, Impianteve Hidrosanitare dhe Kanalizimeve, Sistemeve të MNZ.Punon dosjen teknike të një objekti të përberë nga Miratimet e Materialeve, Librezat e Masave, As Built lidhur me disiplinën hidromekanike.Projekton sistemet hidromekanike në varësi të detyrës së projektimit dhe përzgjedh impiantet pas prokurimit të tyre. (Përzgjedhja e pompave të furnizimit me ujë, tipologjisë së kondicionerëve etj.).Sistemet që të preferohet të ketë eksperience:
Sisteme VRFSisteme Multisplit/SplitSisteme VentilimiSisteme ChillerMbrojtje ndaj Zjarrit HidrantëMbrojtje ndaj Zjarrit SprinklerFurnizim me Ujë Godina CivileSistemeve Kanalizimeve/Shkarkimeve rezidenciale dhe infrastrukturore.
Kryen llogaritjet e nevojshme për projektimin e impianteve si p.sh llogaritje të ngarkesave termike, llogaritje të rënieve të presionit në kanalet e ventilimit, llogaritje të dimensionimit të tubacioneve të shpërndarjes së furnizimit me ujë, llogaritje të dimensionimit të pompave hidrosanitrare dhe atyre të Mbrojtjes ndaj zjarrit.
KRITERET DHE AFTESITË KRYESORE:
Të ketë diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike ose Mjedisit (Dega Energjitikë).Të njohë dhe të punojë në programin Microsoft Offic, AutoCad, Revit, etj..Të ketë njohuri mbi normat dhe standardet e projektimit.Të ketë mbi 3 vite experiencë në projektim.Të zotërojë gjuhën angleze.
APLIKIMI
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [email protected] ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania SALILLARI shpk merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
AplikoWhatsApp