Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Zv. Menaxhere Marketi



    Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
    Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
    Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tanë ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

    Aktualisht kompania jonë në zgjerim, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Asistent/e Menaxher marketi.


    Përmbledhje e Pozicionit: Asistent Menaxheri i marketit është përgjegjës për administrimin e përditshmërisë së marketit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë dhe është pike kontakti/përfaqësimi i supermarketit në mungese të menaxherit.

    Përgjegjësitë e pozicionit:



    Sigurimi i arritjes së objektivave sasiore dhe cilësore të vendosura nga kompania për supermarketin në përgjithësi dhe cdo stafi në vecanti ;Me aprovimin apo ne dijeni te menaxherit ben uljet per produktet qe jane ne skadence te afert.Kryen porosi tek furnitoret për mallrat që mungojnë në market ;Organizon largimin e skadencave sipas proçedures së përcaktuar nga kompania ;Sigurimi i normës së rritjes së biznesit të supermarketit nga viti në vit ;Në mungese të menaxherit të marketit mbikqyr punonjësit e turnit dhe ndjek aktivitetet e lena në ngarkim të secilit ;Monitorimi i stafit në baza ditore për të garantuar performimin korrekt të detyrave të ngarkuara dhe menaxhimin e pritshmërive të performancës së tyre sasiore dhe cilësore ;Sigurimi i respektimit të rregulloreve, procedurave dhe proceseve në fuqi të kerkuara nga kompania ;Menaxhimi i stokut të dyqanit dhe garantimi i optimizimit të tij ne funksion të arritjes së objektivave të supermarketit ;Menaxhimi i ankesave apo problematikave te klientëve ;Mbledhja dhe ndarja e informacioneve ne lidhje me dinamikat e tregut ku operon supermarketi për konkurrentët, klientët potencial, mundësi biznesi etj.Detyra të tjera të ngarkuara në funksion të rolit.


    Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

    - Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;

    - Eksperiencat e punës: Minimum 2 vjet përvoje pune në pozicion të ngjashëm;

    - Kualifikime të tjera:


    Njohuri të sistemit Financa 5;Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane (me shkrim dhe verbale);Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);Metodik dhe i organizuar;Ndershmëri dhe integritet;


    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [email protected]

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Apliko
Working...
X