Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher Projekti - (Inxhinier Ndërtimi)

    Menaxher Projekti - (Inxhinier Ndërtimi)









    Menaxher Projekti - (Inxhinier Ndërtimi)
    Funksionet bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:
    Menaxheri i Projektit është përgjegjës për ekzekutimin dhe administrimin e projektit sipas kërkesave të Kontratës së projektit. Vlerëson të gjitha burimet që kërkohen për të siguruar që kontrata të përfundojë në kohën dhe cilësinë e duhur dhe sipas grafikut të aprovuar te punimeve.
    Përgjegjësitë Kryesore:

    Të administrojë, planifikojë, ekzekutojë dhe finalizojë zbatimin e projekteve sipas kërkesave të kontratave, specifikimeve teknike dhe planit të cilësisë, brenda afateve kohore dhe brenda buxhetit të projekt-preventivave;
    Të detajojë dhe të kthejë në plan pune objektivat e projektit dhe të mbikqyrë zbatimin, respektimin e buxhetit dhe të cilësisë nga fillimi deri në përfundimin e projektit;
    Të vlerësojë fuqinë punëtore, pajisjet, materialet dhe burimet e tjera që kërkohen për të siguruar që kontrata të përfundojë në kohën, cilësinë e duhur dhe sipas grafikut të aprovuar te punimeve dhe brenda buxhetit të projekt-preventivave;
    Të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot;
    Të sigurojë dhe të interpretojë informacionin teknik dhe financiar në Shoqëri dhe jashtë saj në funksion të realizimit të projektit;
    Të përfaqësojë Shoqërinë me palë të treta për temat e lidhura me projektin;
    Të përgatisë Progres Raportet dhe t’i paraqesë përpara Investitorit dhe Administratorit të Shoqërisë në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit;
    Të mbikqyrë dhe të sigurojë, raportojë dhe të mbajë përgjegjësi për performancën e ekipit/stafit të angazhuar në projekt;
    Të kontrollojë dhe aprovojë porositë e materialeve dhe grupeve të punës për projektin dhe të mbikqyrë realizimin e tyre sipas grafikut të aprovuar te punimeve;
    Të organizojë dhe të mbikqyrë përgatitjen e dokumentacionit Teknik dhe Administrativ të projekteve;
    Të kontrollojë dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore dhe progresive të projektit, së bashku me dokumentacionin mbështetës të punimeve të realizuara, mbështetur në metodollogjinë e zbatimit të Shoqërisë;
    Të kontrollojë dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore dhe progresive të nën-kontraktorëve;
    Të azhornohet dhe të kontrollojë tregun për çmime të dhëna nga nën-kontraktorët duke raportuar tek Administratori për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve të punimeve;
    Të organizojë dhe të mbikqyrë rakordimin mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
    Të organizojë dhe të mbikqyrë kontrollin mujor fizik të Inventareve për materialet.
    Kualifikimet
    Kërkesat e Edukimit: Master’s Degree/ Diplomë Master.

    Të ketë përfunduar studimet për inxhinieri ndërtimi ose arkitekturë (3+2 ose 5 vjeçare).
    Eksperiencat e punës:

    Të ketë eksperiencë pune mbi 7 vjet për ndërtime civile dhe industriale. Përbën avantazh eksperienca në pozicionin e menaxherit të projektit në objekte civile me financime ndërkombëtare.
    Aftësi të tjera:

    Të ketë aftësi shumë të mira, menaxheriale, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, në blerje e shitje, etj.;
    Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, kontraktuale dhe tekniko-ekonomik të shoqërive të ndërtimit;
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
    Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
    Të ketë një eksperiencë të mirë në mbajtjen e kostos në kompanitë e ndërtimit;
    Të jetë i azhornuar me çmimet minimale fiskale për objekte të ndryshme;
    Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
    Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e bashkëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
    Të njohë shumë mirë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Microsoft Project, Autocad 2d&3d, etj.;
    Të ketë leje drejtimi për automjet.
    * Aplikantet e interesuar duhet të dergojnë CV-në e tyre nëpërmjet modulit te websitit, ose mund të dërgohen në adresën: [email protected] me subjektin: "Apikim per pozicionin - Inxhinier Kostoist".
    ** Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga kompania.

     




    Apply
Working...
X