Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune FINANCIER/E SENIOR

    Tirane, ofrohet vend pune FINANCIER/E SENIOR





    "threads"




    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune FINANCIER/E SENIOR

    DETYRAT KRYESORE:

    Regjistrimi i dokumentacionit në kontabilitet (Fatura, Arka, Banka), si dhe të kryejë ndjekjen e tyre
    Përgatitja e Raporteve Periodike Financiare sipas udhëzimeve të Shefit të Financës.
    Mbajtja e gjëndjes së inventarit të magazinës, kartelave të artikujve dhe të kryejë rakordimin me kontabilitetin.
    Mbajta e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor dhe parimeve kontabël.
    Mbajtja e pasqyrave financiare, bilanci, deklarimin e taksave/ TVSH-së, etj..
    Komunikimi dhe koordinimi i punës me Tatim Taksat, QKB, Bankat etj.
    Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës.
    Analiza të ardhurash dhe shpenzimesh.
    Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.

    KRITERET KRYESORE:

    Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik/ Finance-Kontabilitet.
    Të ketë njohuri shumë të mira të programit financiar Navision (ose të një programi të përafert me Navision).
    Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e Microsoft Office (Përparësi Niveli i Avancuar).
    Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë pune, preferohet në sektorin e ndërtimit.
    Të jetë i aftë të punojë në grup.
    Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.

    APLIKIMI
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [email protected] ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.




    Cel. : +355682055689

     


    "threads"





    Apply


    WhatsApp

















    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X