Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER/E HIDROTEKNIK PER PROJEKTIM




    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER/E HIDROTEKNIK për PROJEKTIM.

    DETYRAT KRYESORE:
    Inxhinieri Hidroteknik është përgjegjës për hartimin e projektit, vizatimeve, përgatitjen e relacionit Teknik, të preventivit, dhe dhe specifikimet e produkteve deri në dorëzimin e paketës së plotë të projektit.Inxhinieri Hidroteknik menaxhon kostot teknike ekonomike të fazës së projekteve, referuar standardeve dhe normave në fuqi.Harton projektin hidraulik në bashkëpunim me Departamentet e tjera.Harton detajet e nevojshme të projektit.Harton vizatimin përfundimtar sipas ndryshimeve që vijnë nga kantieret e ndërtimit.Supervizon punimet e projektit në zbatim.

    KRITERET DHE AFTESITË KRYESORE:
    Të ketë diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Hidroteknikë.Të njohë dhe të punojë në programin AutoCad, Microsoft Offic, WaterCad, Revit, etj..Të ketë njohuri mbi normat dhe standardet e projektimit.Të ketë mbi 3 vite experiencë në projektim.Të zotërojë gjuhën angleze.

    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: [email protected] ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
    AplikoWhatsApp
Working...
X