Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER/E HIDROMEKANIK për PROJEKTIM


    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER/E HIDROMEKANIK për PROJEKTIM.

    Inxhinieri Hidromekanik do të jetë pjesë e departamentit të projektimit si pjesë e skuadrës MEP. Raporti zyrë/kantier do të jetë 80/20%. Pozicioni kërkon që të arrihet cilësi në projektimin e impianteve Hidro mekanike, dhe kërkon njohuri te mëparshme me një eksperiencë 2-4 vjeçare. Departamenti i projektimit i përfshin të gjitha disiplinat e tjera të ndërtimit, dhe jep mundësi shume të mira konsultimi dhe përmirësimi të njohurive të ndërtimit. Gjithashtu jepet mundësia që pas projektimit të studiohet zbatimi i këtij projekti nga afër në kantier.

    DETYRAT KRYESORE:

    Njeh bazat inxhinierike të sistemeve HVAC, Impianteve Hidrosanitare dhe Kanalizimeve, Sistemeve të MNZ.Punon dosjen teknike të një objekti të përberë nga Miratimet e Materialeve, Librezat e Masave, As Built lidhur me disiplinën hidromekanike.Projekton sistemet hidromekanike në varësi të detyrës së projektimit dhe përzgjedh impiantet pas prokurimit të tyre. (Përzgjedhja e pompave të furnizimit me ujë, tipologjisë së kondicionerëve etj.).Sistemet që të preferohet të ketë eksperience:

    Sisteme VRFSisteme Multisplit/SplitSisteme VentilimiSisteme ChillerMbrojtje ndaj Zjarrit – HidrantëMbrojtje ndaj Zjarrit – SprinklerFurnizim me Ujë – Godina CivileSistemeve Kanalizimeve/Shkarkimeve rezidenciale dhe infrastrukturore.

    Kryen llogaritjet e nevojshme për projektimin e impianteve si p.sh llogaritje të ngarkesave termike, llogaritje të rënieve të presionit në kanalet e ventilimit, llogaritje të dimensionimit të tubacioneve të shpërndarjes së furnizimit me ujë, llogaritje të dimensionimit të pompave hidrosanitrare dhe atyre të Mbrojtjes ndaj zjarrit.

    KRITERET DHE AFTESITË KRYESORE:

    Të ketë diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike ose Mjedisit.Të njohë dhe të punojë në programin Microsoft Offic, AutoCad, Revit, etj..Të ketë njohuri mbi normat dhe standardet e projektimit.Të ketë mbi 3 vite experiencë në projektim.Të zotërojë gjuhën angleze.

    APLIKIMI
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [email protected] ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
    AplikoWhatsApp
Working...
X