Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Supervizor i Shërbimit Buggy në Green Coast, Palasë - Vlorë

    Supervizor i Shërbimit Buggy në Green Coast, Palasë - Vlorë






    Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional Mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Buggy Service Supervisor
    Departamenti: Hospitality
    Vendndodhja: Green Coast, Palasë
    Lloji i punësimit: i përkohshëm/sezonal

    Përmbledhja e Pozicionit:
    Supervizori/a i Shërbimit Buggy supervizon të gjitha shërbimet e buggy të ofruara nga kompania e nënkontraktuar dhe sigurohet që ato të trajtohen sipas standardeve, si dhe drejtuesit e buggy të ofrojnë nivelet më të larta të mikpritjes dhe shërbimit. Ai/ajo kontrollon menaxhimin e fluksit të trafikut të klientëve e banorëve, dhe bashkëpunon me kompaninë që ofron këtë shërbim mbi orientimin e klientëve në resort. Supervizori gjithashtu kontrollon në mënyrë periodike nëse mjetet që ofrojnë shërbimin në resort janë të mirëmbajtura.

    Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
    • Supervizon drejtuesit e buggy nëse lëvizin në mënyrë të sigurt dhe të kujdesshme në të gjithë resortin;
    • Sigurohet që t'i raportojë menaxherit përkatës të tij/saj në çdo rast të ndonjë aksidenti të vogël ose madhor gjatë procesit të drejtimit të automjetit ose ndonjë ngjarje tjetër;
    • Sigurohet që të raportojë çdo problematikë mbi shërbimin buggy te Resort Operation Administrator;
    • Supervizon kompaninë e nënkontraktuar nëse të gjitha makinat Buggy janë në gjendje të mirë drejtimi;
    • Supervizon dhe raporton respektimin e të gjitha Rregullave të Trafikut të zbatuara nga Departamenti i Trafikut dhe Autoritetet Vendore të Shqipërisë, dhe rregullores së resortit;
    • Trajton çdo kërkesë që kanë klientët/banorët, duke vepruar shpejt në zgjidhjen e tyre dhe bashkërenduar veprimet e tij/saja me kompaninë e nënkontraktuar për të ofruar këtë shërbim;
    • Sigurohet që të komunikojë me përgjegjësin e kompanisë së nënkontraktuar në rast të një problematike gjatë shërbimit, dhe mban marrëdhënie edhe me recepsionin lidhur me kërkesat apo ankesat mbi këtë shërbim;
    • Sigurohet që të jetë i/e disponueshëm në terren gjatë gjithë kohës për të monitoruar dhe supervizuar shërbimin e buggy në operacionet e përditshme;
    • Plotësisht i/e vetëdijshëm për operacionet e resortit;
    • Suporton klientët dhe banorët në vilat e tyre dhe shpjegon objektet e resortit;
    • Të bashkëpunojë me kolegët dhe ekipin e Front Office në resort.

    Kualifikimet e Kërkuara:
    • Të ketë përfunduar studimet e larta;
    • Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze;
    • Leje drejtimi automjeti – klasi B.

    Kompetencat Kryesore:
    • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
    • Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
    • Të zotërojë etikë pune dhe integritet;
    • Aftësi për të analizuar dhe interpretuar nevojat e klientëve/banorëve dhe për të ofruar zgjidhjet e duhura;
    • Aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e konfliktit dhe negocim;
    • Në gjendje të përgjigjet shpejt në një mjedis dinamik dhe në ndryshim;
    • I/e aftë për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme me departamentet e tjera, partnerët kryesorë të biznesit dhe klientët;
    • Zotëron njohuri mbi sigurinë dhe evakuimin emergjent.

    Kushtet e Punës:
    Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

    Mënyra e Aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.

    Afati i dorëzimit: 22/03/2024

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​

     




    Apply


    WhatsApp


















    “Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
    W: +355 69 703 9642
Working...
X