Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Senior Finance Manager

    Senior Finance Manager










    AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri,
    e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996,
    Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si:
    Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.

    Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin e Financës, në pozicionin:

    Senior Finance Manager
    Përshkrim i Përgjithshëm:

    Senior Finance Manager do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizimit dhe arkëtim - pagesave nga furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania jonë.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:



    Përgjegjes për realizimin e procesit të prokurimit të të gjithë materialeve dhe shërbimeve të nevojshme për ndërtimin e projektit.
    Përgjegjes për ndjekjen e porosive dhe konfirmimin me pranuesin e emalit në site për sasinë dhe cilësine e materialeve të porositura.
    Rregjistron në programin financiar faturat e blerjes, të shitjes dhe realizon veprimeve të ndryshme kontabël.
    Harton pagat për nënkontraktoret dhe asiston në deklarimet mujore të taksave.
    Realizon raportime mujore të pasqyres së të ardhurave dhe shpenzimeve dhe pasqyrës së rrjedhjes së parave.
    Realizon rakordimin periodik të arkës dhe bankës.
    Asiston në mbylljen e pasqyrave finale financiare.
    Përmbush çdo detyre ad-hoc sipas nevojave të punës.

    Kriteret e Kërkuara:



    Të ketë përfunduar Arsimin e lartë ne Fakultetin e Ekonomisë për Financë-Kontabilitet.
    Të ketë mbi 7 vjet eksperience pune në sektorin e Finances, preferohen kandidatë me eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit.
    Të zotrojë në nivel të shumë të mire gjuhën Angleze, kriter i domosdoshëm.
    Të zotrojë shumë mirë ‘’Paketën Office’’ dhe programet financiare.
    Të ketë aftësi shumë të mira analitike, manaxheriale dhe vendimarrëse
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët.
    Të ketë aftësi për të punuar nën trysni dhe në përmbushjen e afateve.

    Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së kandidatit.

    Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 16.02.2020 në adresën email: [email protected]

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​

     




    Apply


    WhatsApp

















    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X