Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Drejtor i Menaxhimit të Pronës

    Drejtor i Menaxhimit të Pronës










    “S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 S&D Invest menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

    Kompania po kërkon për punonjës në pozicionin:
    Drejtor i Menaxhimit të Pronës​
    Përshkrimi i përgjithshëm

    Drejtor i menaxhimit të pronës, do të jetë përgjegjës për menaxhimin e Administratorve të rezidencave, në mënyrë që të garantojë mirëmbajtjen dhe funksionimin e ambjenteve të përbashkëta sipas rregullave dhe standardeve të kompanisë.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë


    Përgatit planin e punës të Administratorve për inspektimin dhe mirëmbajtjen e ambjenteve të rezidencës dhe e zbaton atë në objektiva për stafin.
    Realizon inspektime në njësitë e banimit për riparimet që janë evidentuar nga Administratorët dhe që janë realizuar nga stafi i mirëmbjajtjes duke realizuar shënimet përkatëse për performancët e stafit.
    Përgatit raporte për mirëmbajtjen e strukturave mekanike & elektrike si edhe kaldajat, sistemet e ventilimit dhe pompave që të funksionojnë sipas parametrave të përcaktuara. Informacione të cilat i përcillen nga stafi i mirëmbajtjes.
    Realizon takime me banorët, në mënyrë që ato të jenë të kënaqur me shërbimin e ofruar dhe ti ofrojë mbështetje.
    Përgatit raporte për shpenzimet e realizuara për mirëmbajtjen e ambjenteve të rezidencës.
    Përgatit procedurat e ndërveprimit së sektorit të mirëmbajtjes.
    Planifikon, rekruton dhe supervizon punën e stafit në varësi.

    Kualifikimet dhe Aftësitë


    Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë, Ekonomise etj.
    Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si në sektorin e menaxhimit.
    Preferohen kandidatë me eksperiencë pune (mbi 4 vjet) si Menaxher Mirembajtje prone.
    Të zotrojë ‘’Paketën Office’’.
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze, njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët.
    Të ketë aftësi shumë të mira, manaxheriale, organizuese.


    Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 30.03.2020 në adresën email: [email protected]

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply


    WhatsApp

















    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X