Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist Marketingu

    Specialist Marketingu










    AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.

    Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin e Marketingut, në pozicionin:

    Specialist Marketingu​
    Përshkrim i përgjithshëm

    Specialist Marketingu është përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e strategjisë marketing, promovimin e brand-eve dhe politikat e marrëdhenieve me të tjerët.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë



    Sugjeron, përcakton dhe implementon strategjitë e PR dhe komunikimit.
    Përgatit të gjithë dokumentat e nevojshme të prezantimit për klientët.
    Realizon fushata mbikqyrëse për zbatimin e strategjisë sipas tendencave më të fundit të kohës dhe zhvillimeve teknologjike.
    Analizon dhe interpreton pozicionin e kompanisë në treg dhe e paraqet informacionin në raporte dhe prezantime në funksion të imazhit të kompanisë.
    Promovon imazhin e kompanisë duke krijuar dhe mbajtur kontakte me partnerë strategjikë si media, palët e interesuara dhe klientë të mundshëm.
    Planifikon dhe organizon evente.
    Mban marredhenie me furnitoret apo kompanite outsource.
    Planifikon dhe realizon ekzekutimin e të gjithë marketingun dixhital, përfshirë SEO/SEM (optimizimi i motorreve të kërkimit/marketingu i motorrove të kërkimit), bazën e të dhënave të marketingut, email-in, mediat sociale dhe fushatat reklamuese
    Bashkepunon me Departamentet e tjera në lidhje me fushatat e marketingut.

    Kriteret dhe Aftësitë



    Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, preferohet master në Marketing.
    Të ketë mbi 4 vjet eksperience pune në sektorin Marketing.
    Të njohë shume mirë një gjuhë të huaj, preferohet Anglisht.
    Të zotërojë shumë mirë ‘’Paketën Office’’.
    Të ketë njohuri shumë të mira në Google AdWords, Google Trends.
    Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, si dhe aftësi të shumë të mira prezantimi.
    Të ketë aftësi të mira të punuarit në grup si dhe ndërtimin e mardhënieve me të tjerët.


    Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën email: [email protected]

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply


    WhatsApp

















    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X