Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Roefix kerkon te punesoje: Specialist Finance, Asistente dhe Asistent Prodhimi

    Roefix kerkon te punesoje: Specialist Finance, Asistente dhe Asistent Prodhimi






    Ne jemi nje Kompani ndërkombëtare e shtrirë në të gjithë europën, me një rritje të lartë dhe ekspansion strategjik ndërkombëtar. Qëllimi ynë është të punojmë me seriozitet, me armosferë punë të lirëshme dhe të qetë, trajnim i vazhdueshëm, si dhe fokusi është në promovimin dhe sfidimin e punonjësve dhe rritjen së bashku. Nëse jeni I interesuar për një vend pune në një kompani me aktivitet ndërkombëtar dhe do të donit ti bashkoheshit skuadrës sonë, mund te aplikoni për pozicionet e punes vakante si me poshte:

    Pozicion pune Specialist Finance
    Detyrat kryesore:
    - Regjistrimi i dokumentacionit në kontabilitet, si dhe të kryejë ndjekjen e tyre
    - Përgatitja e Raporteve Periodike Financiare sipas udhëzimeve të Shefit të Financës.
    - Mbajtja e gjëndjes së inventarit të magazinës, kartelave të artikujve dhe të kryejë rakordimin me kontabilitetin.
    - Mbajta e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor dhe parimeve kontabël.
    - Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës.
    - Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.

    Kriteret kryesore:
    - Të ketë mbaruar studimet e larta per Ekonomik
    - Të ketë njohuri të programit financiar Alpha Web/ Financa 5.
    - Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e Microsoft Office
    - Të ketë min. 1- vit eksperiencë pune.
    - Të jetë i aftë të punojë në grup.
    - Të zotërojë gjuhën angleze ose gjermane
    __________________________________________________ __________________________________________________ __________________________________________________ _____________

    Pozicion pune Asistente

    Detyrat kryesore:
    - Te hedhi/kontrolloj te dhena ne programin PIM te kompanise
    - Pergatisi raporte sipas kerkesave te departementeve
    - Te asistoje ne videocall te ndryshme
    - Te asistoje ne pune te ndryshme ne zyre.
    - Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.

    Kriteret kryesore
    - Të ketë mbaruar studimet e larta
    - Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e Microsoft Office
    - Te zoteroj gjuhen GJERMANE
    - Të jetë i aftë të punojë në grup.
    __________________________________________________ __________________________________________________ __________________________________________________ _____________

    Pozicion pune Asistent Prodhimi
    Kriteret kryesore
    - Të ketë mbaruar arsimin e mesem profesional ose studimet e larta per inxhinieri elektrike/mekanike/automatizime.
    - Të ketë njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office
    - Te zoteroj gjuhen Angleze ose Gjermane
    - Te zoteroj leje drejtimi tipi B
    - Të jetë i aftë të punojë në grup.

    Shënime:​Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën [email protected] brënda datës 22.03.2024.
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
    Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.

     




    Apply











    Tapizë-1504 Nikël,
    Km. i 12-të Tiranë - Fushë-Krujë
Working...
X