Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Përgjegjës i Njësisë së Administratës dhe Menaxhimit Të Pronave

    Përgjegjës i Njësisë së Administratës dhe Menaxhimit Të Pronave






    NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE
    ​Pozicioni i punes: Përgjegjës i Njësisë së Administratës dhe Menaxhimit Të Pronave
    Njesia: Njesia e Administrates dhe Menaxhimit te Pronave
    Departamenti: Departamenit i Teknologjise dhe Operacioneve


    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PUNËS

    - Të kryejë detyren në përputhje me Rregulloret & Procedurat e UBA-së si dhe me kuadrin ligjor shqiptar.
    - Të ushtrojë me ndershmëri, objektivitet dhe deshire kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive.
    - Të jetë i/e kujdesshëm në përdorimin e informacionit të marrë gjatë kryerjes së detyrave të tij/saj. Nuk duhet të përdor informacione konfidenciale për ndonjë përfitim personal dhe në asnjë mënyrë në kundërshtim me Ligjin ose në dëm të mirëqenies së Bankës.
    - Të demonstrojë besnikëri në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me punët e Bankës.
    - Nuk duhet të përfshihet me vetëdije në veprime ose aktivitete të paligjshme ose joetike.
    - Te kryeje inspektime dhe te zgjidhe probleme lidhur me mirëqenien dhe funksionimin e duhur të Degëve dhe Zyrave Qendrore.
    - Te ndjekë funksionimin e objekteve, sistemimin e dëmtimeve dhe koordinimin e operacioneve për riparimin e ndërtesave dhe Degëve të Bankës,të renditura si më poshtë:
    - Pajisjet e tensionit të lartë dhe të ulët, nënstacionet, dyert automatike, ndriçimet e ndërtesave, ashensorët,​- pajisjet e ajrit të kondicionuar (ngrohje, ftohje, ventilim).​- sistemet hidraulike (pompa, ujëra të zeza ose ujë, kanalizime)​
    - Pergjegjes per administrimin dhe mirëmbajtjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Bankës dhe aseteve të tjera të përdorura nga Banka.
    - Përgjegjës për ekzekutimin dhe monitorimin e zbatimit të projekteve teknike të caktuara nga UBA Bank në hapjen e Degëve të reja apo zhvendosjet.
    - Përgjegjës për koordinimin dhe bashkëpunimin me projektues dhe mbikëqyrës në lidhje me ndërtimin, zgjerimin, rinovimin, shtrirjen e brendshme dhe dekorimin e ndërtesave dhe Degëve.
    - Përgjegjës për monitorimin e mjaftueshmërisë së rezervave dhe informacionit në kohë të Degëve dhe Zyrave Qendrore përkatëse të Bankës për furnizime të reja në aktive/pajisje/mallra konsumi.
    - Përgjegjës për sigurimin e ruajtjes dhe aksesit të dokumenteve, regjistrimeve dhe arkivave të rëndësishme, dokumentacionit fizik në përputhje me oraret e vendosura të ruajtjes dhe standardet arkivore.
    - Përgjegjës për menaxhimin e protokolleve administrative dhe procedurave që rregullojnë komunikimet zyrtare, korrespondencën dhe trajtimin e dokumenteve brenda një organizate, duke përfshirë drejtimin dhe gjurmimin e dokumenteve zyrtare.
    - Mban inventarin e aseteve të bankës dhe përgjigjet për ato asete/pasuri që janë në shitje.
    - Përgjegjës për arkiven qendrore dhe protokollin e bankës.
    - Organizon punën e drejtuesve të mjeteve dhe mban evidentimin e shpenzimeve për automjetet e bankës.
    -Kryen detyrat sipas ligjeve dhe rregulloreve të Bankës dhe sipas udhëzimeve të Zëvendës CEO & CTOO dhe Drejtorit Ekzekutiv të Bankës.

    KËRKESAT E PËRGJITHSHME

    - Diplomë universitare në Administrim Biznesi ose fusha te ngjashme
    - Të paktën 5 vjet përvojë pune në të njëjtat detyra ose të ngjashme.
    - Aftësi të përshtatshme profesionale dhe administrative.
    - Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese.
    - Aftësi të mira komunikimi, e të jete i aftë për të punuar në ekip.
    - Të jete i aftë për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet
    - Njohuri te gjuhes angleze.


    Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne CV e tyre dhe Letren e Motivimit ne adresen e e-mailit [email protected] . Ju lutemi informohuni qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.

    Afati i fundit i aplikimit 03 Mars, 2024.

     




    Apply











    United Bank of Albania - UBA
    Rruga Dritan Hoxha
Working...
X