Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune Menaxher Dyqani




    E2 Partners Albania, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar Menaxher Dyqani (Durres)

    PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

    Nje Menaxher Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin dhe koordinimin e te gjithe proceseve operacionale dhe vendimarrjen ne dyqan. Ai kujdeset per aplikimin korrekt te standarteve te kompanise , optimizimin e shitjes, rritjen e rendimentit te njesise qe ai drejton, zhvillimin e profesional te ekipit te tij.

    FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

    Kontrollon pastertine e dyqanit vazhdimisht gjate dites dhe merr masa qe dyqani te kete nje paraqitje te mire persa i perket pastertise dhe higjenes.Menaxhon dhe monitoron stokun e dyqanit ne teresi si te marketit edhe te magazines duke u kujdesur per sigurine e produktit. Monitoron ekspozimin e produkteve dhe zbaton politikat e merchandise-in te jumbos ne dyqan duke marre rol aktiv ne procesin e vendimarrjes.Kontrollon pranimet e furnizimeve, transfertave, dhe levizjet e tjera te stokut nga palet e treta.Kontrollon dhe sigurohet qe ne dyqan cmimet gjithmone te jene te sakta dhe te implementuara bazuara ne standartet e Jumbo. Kontrollon veprimet monetare te arkes se dyqanit dhe sigurohet qe ato te kryhen ne perputhje me standartet e kompanise dhe ne siguri absolute.Kontrollon veprimet monetare te kasave te dyqanit dhe sigurohet qe ato te kryhen ne perputhje me standartet e kompanise dhe ne siguri absolute. Kontrollon shpenzimet mujore te marketit dhe sigurohet qe to te jene nen buxhet.Kontrollon transaksionet ne arka per shpejtesine, saktesine dhe cilesine te sherbimit.Bashkepunon vazhdimisht me furnitoret lokal per te miren e te 2 paleve, krijon kontakt direkt me ta gjate vizitave ne dyqan dhe jep feedback per produktet.Ai/Ajo eshte pergjegjes per koordinimin e veprimeve ne kase (hapje mbyllje, postime ditore, numerim kasaforte, shperndarje monedhash) dhe mirefunksionimin e tyre ne mengese te supervizorit te arkave ose kur e shikon te nevojshme.Koordinon punen e punonjesve operacional, supervizoreve, merchandiserit, si dhe price specialist.Harton me kujdes orarin e punes per te gjithe stafin e dyqanit bazuar ne proceduren e brendshme te kompanise dhe ne nje planifikim sa me eficent te proceseve operacionale.Eshte pergjegjes per trajnimet e stafit te te gjitha niveleve brenda dyqanit, kujdeset per efektivitetin e trajnimit, shpejtesine dhe cilesine e pershtatjes te stafit te ri.Merr masa parandaluese dhe korrigjuese ne rast te mozbatimi ose keqinterpretimi te standarteve te kompanise nga ai dhe ekipi i tij.Merr masa administrative brenda kompetences se vet per shkelje te standarteve te kompanise dhe procedurave te brendshme ne bashkepunim me departamentet perkatese. Ben porosi ne sistem duke konsideruar stokun e marketit, shitjet ose porosite e klienteve.Njeh me se miri produktet e dyqanit duke pershire shumellojshmerine, sasine, llojet dhe vetite e tyre dhe trajnon stafin ne lidhje me keto.Njeh me se miri strukturen arkitekturore si dhe specifikat e njesive te ekspozimit te produkteve nedyqanet jumbo dhe ndermerr aksione te ndryshme per permiresimin e performances se ketyre njesive. Njeh me se miri aftesite dhe mangesite e ekipit te tij dhe perpiqet ne menyre aktive per permiresimin e vazhdueshem te ekipit. Njeh me se miri dhe studion vazhdimisht tregun ne lidhje me konkurencen dhe kontribon ne zhvillimin e produktit dhe perdor kete njohuri per vendime strategjike ne dyqan.Eshte i orientuar intuitivisht dhe me vetedije drejt kerkesave te klientit dhe perdor standartet e Jumbos per ti sherbyer sa me mire dhe per te krijuar impakt ne shitje.
    KERKESAT:

    Arsim i larteTe pakten dy vite pervoje ne menaxhim (Retail per ben avantazh)Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjeraNjohja e paketes Microsoft Office ne nivel te avancuar
    AFTESI:

    Menaxhim Stresi Aftesi organizative dhe drejtuese;Aftesi orientuese drejt cilesise dhe rendimentit;Aftesi monitoruese dhe motivuese;
    Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicioninperkates; Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup; Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;Aftesi per te krijuar besim te koleget dhe eperoret;
    Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: [email protected]

    Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

    Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

    Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë

    Apliko

Working...
X