Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Senior Jurist- Departamentin e Shërbimeve Ligjore

    Senior Jurist- Departamentin e Shërbimeve Ligjore






    Senior Jurist- Departamentin e Shërbimeve Ligjore


    Përgjegjësitë kryesore:


    Përgatit, nënshkruan dhe nis opinione ligjore për kredidhënie, rinovim ekspozimesh, opinione ligjore për çdo kërkesë të subjekteve tregtare, institucioneve shtetërore e OJF/OJQ etj, duke u siguruar që i gjithë dokumentacioni ligjor të jetë në përputhje me ligjet e aplikueshme dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri dhe rregulloret e brendshme të bankës.
    Përgatit e kontrollon kontratat e kredisë, marrëveshjet e ndryshme, deklaratat e çdo dokumenti tjetër në lidhje me procesin e kredidhënies dhe të çdo shërbimi tjetër që ofrohet nga Banka.
    Përpunon kontrata të reja për produktet bankare në varësi të kërkesave ligjore dhe nënligjore në fuqi, akteve rregullative kombëtare si dhe rregulloret e brendshme. Ndjek kontrollin e implementimeve e përqasjeve rregullative e kontraktuale të ndryshme të cilat banka është e detyruar t’i aplikojë sipas legjislacionit në fuqi.
    Rishikon dhe përditëson, kur nevojitet, të gjithë kontratat standarte të përdorura nga banka(Llogari rrjedhëse, depozita llogari kursimi, karta krediti/debiti, garanci bankare, letër kredie etj.). Është përgjegjës për inicimin, monitorimin dhe implementimin e kontratave në sistem apo automatizimin e tyre sipas kërkesave dhe standarteve.
    Asiston departamente të ndryshme për problematika të ndeshura përgjatë aktivitetit të përditshëm të Bankës.
    Propozon tek drejtori zgjidhje të mundshme për probleme ligjore me të cilat ndeshet Banka.
    Ndjek procedurat për kryerjen e aplikimeve për regjistrimin e kolateraleve, dokumentave të pronësise, kartela/harta treguese për regjistrimin e akteve të kalimit të pronësisë pranë ZVRPP si dhe aplikimet për regjistrimin e ndryshimeve përkatëse pranë QKB-së apo organeve të tjera të administratës, apo institucioneve mbikqyrëse dhe rregullatore.
    Përgatit dhe ndjek përditësimin e të dhënave të Bankës dhe përgatit dokumentacionin e duhur mbështetës për regjistrimet ligjore për palët e treta(ASD, QKB, Banka e Shqipërise, QRA, institucioneve lokale dhe qendrore, etj.), si dhe kujdeset për përputhshmërinë e këtyre të dhënave.
    Përgatit opinione ligjore për problematika të lidhura me aktivitetin e përditshëm të Bankës ( jo shërbim për klientët), si dhe të hartojë kontrata, apo akte të cilat lidhen me këtë aktivitet.(kontrata me palë të treta për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e bankës).
    Përgjegjës per përgatitjen dhe përditësimin, sa herë ka ndryshime lista e noterëve me të cilët banka bashkëpunon për aktivitetin e saj.
    Përgjegjës për përgatitjen dhe përditësimin sa herë ka ndryshime listën e personave të autorizuar për të përfaqësuar bankën në marrëdhënie kontraktuale e më gjerë duke ndjekur dhe realizuar mbledhjen e specimeneve të firmave për secilin person të autorizuar në bankë dhe këto akte së bashku me kopjet e dokumentave identifikues ia nis me njoftim zyrtar noterëve.
    Përgatit, nënshkruan dhe nis opinione ligjore për marrëdhëniet e bankës me palë të treta, etj, duke u siguruar që i gjithë dokumentacioni ligjor të jetë në përputhje me ligjet e aplikueshme dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri dhe rregulloret e brendshme të bankës.
    Bashkëpunon ngushtë me departamentet me qëllim asistimin e tyre në çdo fazë të prokurimit apo analizimit të marrëdhënies me palë të treta me qëllim finalizimin e marrëdhënies dhe finalizimin e projektit përkatës.
    Menaxhon dhe trajton kërkesat dhe ankesat shkresore të klientëve apo jo klientëve.
    Kontrollon aktet dhe konfirmon debitimin dhe kreditimin e llogarive të posaçme të subjekteve të ngarkuara nga ligji si Noterët, Përmbaruesit, etj.
    Asiston dhe jep konsulencën ligjore për zgjidhjen e problematikave dhe arritjen e marrëveshjeve duke përgatitur dhe aktet përkatëse në lidhje me procesin e Ndjekjes Ligjore dhe Përmbarimore të Kredive në Vonesë.
    Jep opinionet ligjore në lidhje me bllokimet në llogaritë e klientëve si dhe kontrollon aktet dhe konfirmon ekzekutimin e detyrimeve mbi shumat e llogarive në bankë të vendosura nga subjektet si zyrat e përmbarimit, Institucionet Tatimore, etj.
    Përgatit dokumentacionin e duhur mbështetës, siç kërkohet përkatësisht nga autoritete të ndryshme apo palë të treta në emër të Bankës.
    Raporton tek Drejtori i Departamentit të Shërbimeve Ligjore.


    Eksperienca dhe kualifikimet e kërkuara:

    Të ketë përfunduar Fakultetin e Drejtësisë (Diplomë Bachelor/Master në Drejtësi).
    Eksperiencë jo më pak se 5 vjet në sektorin bankar apo fusha të ngjashme apo institucione financiare të ngjashme.
    Njohuri shumë te mira mbi legjislacionin vendas në fuqi, veçanërisht atë që rregullon sektorin bankar.
    Eksperiencë në çështjet ligjore.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

    Aftësi të tjera:


    Shumë i përgjegjshëm dhe kreativ.
    Person që merr iniciativa për të arritur rezultate optimale.
    I/E vëmendshëm ndaj detajeve, i/e aftë për të kryer analiza të përthelluara ligjore.
    I/E aftë të punojë në grup dhe të përballojë njëkohësisht disa detyra.
    Energjik/e dhe i/e organizuar me aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi personal.

    Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 22 Shkurt 2024 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:

    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected].

    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.

    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].

     




    Apply


    WhatsApp

















    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X