Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune DREJTOR BLERJESH

    Tirane, ofrohet vend pune DREJTOR BLERJESH




















    Dimension HR po kërkon të rekrutojë DREJTOR BLERJESH për një nga kompanitë më të mëdha që operojnë në fushën e distribucionit (produkte ushqimore).


    Përmbledhja e Pozicionit:
    Drejtori Blerjeve udhëheq dhe koordinon aktivitetet e blerjes se produkteve sipas nevojave të kompanisë. Studion tregun për të gjetur furnitorë sa më të mire vendas dhe të huaj. Analizon çmimet dhe cilësinë e mallrave dhe negocion për një ofertë sa më beneficiale për kompaninë dhe raporton gjetjet e tij tek eprori përkatës për të realizuar një negociatë sa më fitimprurëse.


    DETYRAT E POZICIONIT

    Drejtori Blerjeve bën kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët, bazuar mbi çmimin, cilësinë, përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen, gatishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitet e shpërndarjes;
    Analizon çmimet e propozuara, raportimet financiare dhe cdo informacion tjetër, për të përcaktuar çmimin më të mirë;
    Negocion çmimet, cilësinë dhe nivelin e shërbimit me furnitorët;
    Lokalizon furnitorët e mallrave dhe koordinon për të përcaktuar disponueshmërinë e produktit dhe kushtet e shitjes;
    Menaxhon furnizimin e stokut për të gjithë rrjetin e pikave shitëse;
    Ekzekuton blerjet dhe porositë në kohë, me cilësinë më të lartë të mundshme dhe me çmimin sa më të lirë të mundshëm;
    Herë pas here rishikon kushtet e porosive dhe kontratat në përshtatje me politikat e kompanisë;
    Analizon tregun për të vlerësuar kërkesën mbi mallrat aktuale dhe ato të së ardhmes;
    Analizon me kujdes referencat e çdo furnitori të mundshëm;
    Realizon raporte te ndryshme lidhur me kostot/ cmimet e produkteve;
    Kujdeset për pjesën logjistike të mallit të porositur deri në magazinimim e tij.



    KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
    Edukimi: Të ketë përfunduar studimet e larta;
    Eksperienca: Të ketë eksperiencë në fushën e blerjeve të paktën 5 vite;
    Aftësitë:

    Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
    Të ketë aftësi të mira kompjuterike dhe njohje të përdorimit të paketës MS Office;
    Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
    Të ketë aftësi të mira organizuese.


    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «DREJTOR BLERJESH»
    Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.



    JU MIREPRESIM!

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.


     




    Apply












    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X