Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    ALMO Konstruksion Sh.p.k kërkon të zgjerojë stafin e saj teknik në pozicionin e Inxhinier/e Ndërtimi, Infrastrukturë (Zyrë)

    ALMO Konstruksion Sh.p.k kërkon të zgjerojë stafin e saj teknik në pozicionin e Inxhinier/e Ndërtimi, Infrastrukturë (Zyrë)
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Ndertimi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    ALMO Konstruksion Sh.p.k është një kompani që operon në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e themeluar në vitin 1996.
    Kompania kërkon të zgjerojë stafin e saj teknik në pozicionin:
    Inxhinier/e Ndërtimi – Infrastrukturë (Zyrë)​ Detyrat dhe Përgjegjësitë​
    Të kontrollojë përputhshmërinë e projekteve dhe detajeve (identifikimin e mospërputhjeve mes projektit dhe preventivit), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, si dhe detajimin konstruktiv të elementeve të ndryshëm.
    Të përpilojë dhe kontrollojë të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor.
    Kontroll periodik të kostove në përputhje me preventivin.
    Të identifikojë, planifikojë dhe llogarisë volumet për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara.
    Të ndjekë nga fillimi deri në mbylljen e plotë dokumentacionin e projekteve.
    Të hartojë analizat teknike të zërave të punës bazuar mbi çmimet e materialeve.
    Të ketë aftësi organizative.
    Të ecë në përputhje me qëllimet dhe synimet e kompanisë.
    Të ruajë konfidencialitetin.
    Të shqyrtojë dhe interpretojë vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.
    Kualifikimet​
    Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, preferohet profili Infrastrukturë dhe Transport.
    Të zotërojë shumë mirë programin AutoCAD dhe të ketë njohuri të Paketës Microsoft Office.
    Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata specifike në ndërtimin infrastrukturor dhe civil.
    Aftësi për të prezantuar në mënyrë efikase problematikat, komunikim shumë i mirë verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh, etj.
    Aftësi shumë të mira komunikuese, menaxheriale dhe organizuese.
    Njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
    Mbi 3 vite eksperiencë pune në fushë.
    Aplikimi​
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresat e email-it:
    [email protected]
    [email protected]
    Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas Ligjit Nr. 9887, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
     
    Apply
Working...
X