Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Legal & Compliance Manager

    Tirane, ofrohet vend pune Legal & Compliance Manager
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Juridik | Drejtesi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EPPC Albania në emër të klientit të saj, i cili operon në importin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike & jo alkoolike në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, po kërkon një Legal & Compliance Manager.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Këshillon dhe udhëzon kompaninë për çështjet ligjore dhe të përputhshmërisë në Shqipëri, duke siguruar respektimin e legjislacionit dhe kornizës rregullatore;
    Harton, rishikon dhe administron kontrata dhe dokumentacion ligjor; përgatit opinione ligjore sipas nevojës;
    Siguron marrjen dhe vlefshmërinë e lejeve, licencave dhe akteve ligjore të nevojshme për operimin e kompanisë;
    Koordinon me zyra ligjore, institucione publike, përmbarim, gjykata, tatime, dogana dhe autoritete të tjera;
    Përfaqëson kompaninë në procese civile, administrative dhe tregtare sipas autorizimit;
    Zhvillon, zbaton politikat dhe procedurat e përputhshmërisë (Compliance) dhe monitoron respektimin e tyre;
    Mbështet dhe ndjek kontrollet/auditimet e jashtme dhe siguron dokumentacionin e kërkuar;
    Monitoron përputhshmërinë me kërkesat ligjore dhe standardet e Shëndetit & Sigurisë në Punë (ISO 45001);
    Ofron trajnime dhe këshillim për stafin mbi kërkesat ligjore, rregullatore dhe politikat e brendshme;
    Menaxhon ankesat e lidhura me përputhshmërinë dhe ndjek masat korigjuese;
    Përgatit raportime mujore për kontratat, çështjet gjyqësore, dokumentacionin ligjor dhe statusin e lejeve/licencave.
    Kërkesat për këtë pozicion janë :
    Diplomë në Drejtësi;
    Përvojë e konsoliduar pune në fushën juridike me përgjegjësi drejtuese dhe ndikim strategjik në kompani;
    Njohje e thelluar e legjislacionit tregtar; njohje e mirë e legjislacionit civil dhe administrative;
    Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
    Integritet i lartë profesional, etikë dhe diskrecion;
    Ruajtje e konfidencialitetit dhe respektim rigoroz i procedurave dhe afateve;
    Gjykim i fortë ligjor, mendim analitik dhe aftësi shumë të mira në draftim ligjor, me vëmendje të lartë ndaj detajeve dhe saktësi në dokumentim/raportim;
    Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe ndikimi, koordinim efektiv dhe menaxhim i palëve të interesit, me fokus në ndërtimin e marrëdhënieve të besueshme;
    Qasje proactive, aftësi prioritizimi, pune nën presion, zgjidhje problemesh, përmirësim i vazhdueshëm dhe mentoring.
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://eppc.al/apply/
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
     
    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X