Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Drejtor Finance

    Drejtor Finance
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eFinance-Banke | SigurimeMenaxhim strategjik | Drejtues
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Në emër të një kompanie të madhe qe operon ne fushen e ndertimit dhe zhviillimit, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin Drejtor Finance.
    Funksionet Bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:
    Eshte pergjegjes per te gjitha aspektet e menaxhimit financiar dhe fiskal te operimeve te kompanise. Siguron udheheqje dhe koordinim ne ceshtje planifikim biznesi, ceshtje te kontabilitetit, administrative dhe buxhetit te kompanise.
    Detyrat kryesore:
    Krijon, koordinon, dhe vlereson programet financiare si dhe suporton sistemin informativ te kompanise duke perfshire buxhetimin, planifikimin e taksave, pasurite e patundshme dhe ruajtjen e aseteve.
    Zhvillon dhe drejton zbatimin e planeve strategjike dhe/ose operacionale te biznesit, projekteve, programeve dhe sistemeve.
    Menaxhon proceset e kontrollit te brendshem per te mbrojtur asetet e kompanise dhe raportimin financiar
    Mbikqyr pasurite e patundshme, kontrollon investimet e projekteve, duke u siguruar se; cdo projekt ka nje buxhet, kostot aktuale jane perllogaritur me korrektesi per projekt, rezultatet e pergjithshme dhe fitimet e projektit jane ndjekur dhe raportuar me saktesi.
    Menaxhimi i cash flow-it të kompanisë dhe projekteve (ditor/javor/mujor); sigurimi i likuiditetit për pagesa kritike (furnitorë, nënkontraktorë, paga, tatime).
    Sigurimi i përputhshmërisë fiskale (TVSH, tatim-fitimi, tatime mbi pagat, sigurime shoqërore) dhe dorëzimi në kohë i deklarimeve, në bashkëpunim me kontabilitetin.
    Ndihmon ne zhvillimin dhe drejtimin e performances se pergjithshme te biznesit dhe permiresimin e fitimeve.
    Aprovon dhe koordinon ndryshime dhe permiresime ne sistemin e drejtimit financiar per kompanine.
    Kerkesat e profilit:
    Diplomë Master në Financë / Kontabilitet / Ekonomi (ose ekuivalente).
    5–7+ vite përvojë në financë/controlling.
    Ekspertizë në buxhetim projektesh, kontroll kostoje, situacione punimesh dhe procesesh
    Njohuri të forta të legjislacionit fiskal (TVSH, tatim-fitimi, tatim mbi pagat, sigurime shoqërore) dhe praktikave të raportimit.
    Përvojë në marrëdhënie bankare, financime, garanci dhe menaxhim thesari/likuiditeti.
    Zotërim i sistemeve të ndryshme ERP financiare.
    Aftësi të shkëlqyera analitike, planifikuese dhe të menaxhimit të riskut; fokus në rezultate dhe afate.
    Aftësi shumë të mira komunikimi me drejtues teknikë (inxhinierë/arkitektë), furnitorë, nënkontraktorë dhe palë financiare.
    Integritet i lartë, diskrecion, etikë profesionale dhe mendësi e fortë “owner mentality”.
    Njohuri të standardeve IFRS dhe atyre lokale të kontabilitetit.
    Certifikime profesionale janë plus, por jo kusht.
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [email protected] me subjekt « Drejtor Finance »
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
    Linkedin
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X