Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Lagardère Travel Retail Albania Kerkon: Indirect Purchaser Manager

    Lagardère Travel Retail Albania Kerkon: Indirect Purchaser Manager
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Rinas



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Juridik | Drejtesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Lagardère Travel Retail Albania
    Lagardère Travel Retail Albania operon në sektorin e retail-it, duty-free, fashion dhe food services në disa lokacione. Po kërkojmë një Indirect Purchaser Manager, i cili do të mbështesë të gjitha njësitë e biznesit përmes prokurimit efikas të mallrave dhe shërbimeve jore-sale, duke siguruar kosto të optimizuara, kontrata cilësore dhe vazhdimësi operacionale.
    Detyrat Kryesore
    Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së prokurimit indirekt në linjë me objektivat e kompanisë
    Analizimi i shpenzimeve dhe identifikimi i mundësive për optimizim kostosh
    Identifikimi, vlerësimi dhe menaxhimi i furnitorëve
    Udheheqja e proceseve RFQ/RFP dhe negocimi i kushteve komerciale
    Administrimi i kontratave dhe sigurimi i përputhshmërisë me Finance & Legal
    Përpunimi i kërkesave të blerjes, ndjekja e porosive dhe zgjidhja e mospërputhjeve
    Monitorimi i kostove, përgatitja e raporteve, KPI-ve dhe analizave të kursimeve
    Përmirësimi i proceseve të prokurimit dhe trajnimi i ekipeve të brendshme
    Objektivat Kryesore
    Sigurimi i blerjeve të sakta dhe në kohë për të mbështetur operacionet
    Reduktimi i kohës së prokurimit dhe rritja e efikasitetit
    Bashkëpunim i ngushtë me të gjitha departamentet që kërkojnë furnizime indirekte
    Profili i Kërkuar;
    Eksperienca:
    3–5 vite në procurement, sourcing ose supply chain
    Eksperiencë në menaxhimin e furnitorëve dhe negocimin e kontratave
    Aftësi teknike:
    Aftësi të forta negociuese dhe analitike
    Njohuri të proceseve të prokurimit dhe përdorimit të sistemeve ERP
    Aftësi për të menaxhuar prioritete të shumëfishta
    Njohuri e mirë e gjuhës angleze
    Aftësi ndërpersonale:
    Integritet dhe ndershmëri profesionale
    Komunikim i fortë dhe aftësi për menaxhimin e palëve të interesit
    Organizim, përpikëri dhe aftësi pune nën presion
    Çfarë Ofrojmë
    Pagë konkurruese dhe bonuse të bazuara në performancë
    Trajnime profesionale në fushën e prokurimit, negocimit dhe menaxhimit të furnitorëve
    Mundësi reale zhvillimi në një ambient pune ndërkombëtar dhe dinamik
    Ekspozim me furnitorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë
    Potencial për avancim në karrierë brenda strukturave të Procurement & Supply Chain
    Pjesëmarrje në projekte strategjike të optimizimit të kostove dhe përmirësimit të proceseve
    Orari i punës: Full time 40h/javë
    E hënë – E premte
    09:00 – 17:00
    Fundjava pushim
    Adresa e zyrave:
    Tirana Business Park, Tiranë
    Vendndodhja në hartë: https://maps.app.goo.gl/LyLoXM1NuShoEfp98
    Nëse ke përvojë ose pasion për prokurimin, negocimin me furnitorë, menaxhimin e kontratave dhe optimizimin e kostove, dhe dëshiron të punosh në një kompani me standarde të larta ndërkombëtare — atëherë kjo është mundësia ideale për ty!
    Apliko duke dërguar CV-në në:
    [email protected]
    Ose na kontakto në WhatsApp: +355 69 80 80 033
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X