Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Koordinator Departamenti

    Tirane, ofroj vend pune Koordinator Departamenti
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim Biznesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
    Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë ne botë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko, Bosch etj.
    Pozicioni: Koordinator departamenti
    Departamenti: Operacional
    Raporton tek: Menaxheri Operacional
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Koordinatori i departamentit të produkteve të bardha dhe të vogla organizon punët ditore në departament, ndjek dhe kontrollon shërbimet në mënyrë sistematike.
    Detyrat/Përgjegjësitë:
    Ndan punët ditore ndërmjet teknikeve të departamentit, organizon departamentin.
    Hedh në sistem të dhenat nga tekniket.
    Ndjek statuset e riparimeve te produkteve duke azhornuar sistemin per cdo riparim.
    Cdo fillim dite merr ne dorezim dokumentacionin nga tekniket ne terren per punet e kryera te 1 dite me pare.
    Mbyll punet ne sistem per cdo riparim, montim, porosi.
    Krijimin e listave ditore per daljet e produkteve.
    Perpilon kerkesen per blerjet e departamentit
    Ndjek ankesat qe vijne nga Call Center deri ne zgjidhjen e tyre nga stafi.
    Ndjek korespondencen me partneret per informacionet teknike te kerkuara.
    Bashkepunon me departamentet e tjera per raportimin e difekteve, hyrje-daljet e produkteve.
    Pergjegjes per vendosjen e kostos perfundimtare per cdo riparim.
    Raporton tek manaxheri operacional statuset e puneve ne proces ne baza ditore
    Kërkesat për pozicionin:
    Minimumi 5 vjet eksperience pune.
    Njohurite kompjuterike: Aftesi shume te mira te Paketes Office, vecanerisht Excel
    Gjuhet e huaja: Aftesi te mira komunikuese ne Anglisht.
    Aftesi shume te mira organizimi, koordinimi, planifikimi & monitorimi.
    Aftesi shume te mira komunikuese
    Kushtet e punës: Elektro-Servis ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
    Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet
    e-mailit tek adresa: [email protected] deri ne 15 Tetor 2021.
    * Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
     
    Apply

    Rr. Shkelqim Fusha, Selite,
    Pallati “Matrix Konstruksion”, Kati 0 dhe +1, Tirane, Albania
    [email protected] | www.elektroservis.al
Working...
X