Inxhinier Civil - Green Coast, Palasë
Vlore
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon.
E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale,
Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit,
stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.
Pozicioni: Inxhinier Civil
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Green Coast, Palasë
Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri i Zbatimit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Ndjek dhe kontrollon zbatimin e punimeve civile në kantier, në përputhje me projektin, kontratën dhe standardet teknike;
Kontrollon përputhshmërinë mes projekteve arkitektonike, konstruktive, MEP dhe infrastrukturës, duke identifikuar mospërputhje dhe propozuar zgjidhje teknike;
Koordinon dhe organizon punimet në kantier, duke planifikuar frontet e punës dhe bashkërenduar aktivitetet me ekipet dhe nënkontraktorët;
Monitoron grafikun e punimeve dhe raporton progresin, problematikat dhe devijimet;
Kontrollon cilësinë e punimeve, materialeve dhe proceseve të zbatimit, në përputhje me standardet QA/QC dhe rregullat HSE;
Ndjek dhe verifikon dokumentacionin tekniko-ligjor në kantier (procesverbale, libreza masash, situacione, raporte);
Aprovon materialet që implementohen në kantier dhe ndjek cilësinë e furnizimeve;
Merr pjesë në inspektime, kolaudime dhe përgatit snag listat për punimet me mangësi;
Administron volumet e punimeve, monitoron kostot dhe ndjek zërat e preventivit, përfshirë punimet shtesë ose të paparashikuara;
Përgatit raporte ditore dhe javore mbi ecurinë e punimeve dhe çështjet teknike.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.
Kualifikime të tjera:
Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë pune në punime civile;
Aftësi për të lexuar, kuptuar dhe koordinuar projektet MEP, si dhe për të bashkërenduar punimet me disiplinat përkatëse;
Aftësi për të lexuar, analizuar dhe interpretuar projekte, kontrata, korrespondencë biznesi, procedura dhe manuale teknike;
Aftësi për menaxhimin dhe ndjekjen e kontratave dhe projekteve specifike në fushën e ndërtimit;
Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim, prezantim i qartë i problematikave, si dhe përgatitje raportesh teknike dhe operative.
Njohuri të mira dhe përdorim praktik i programeve kompjuterike si AutoCAD (CAD), Excel, MS Project, Revit, etj.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në link:
https://balfinconstruction.zohorecr....rce=CareerSite
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 28/01/2026
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply
WhatsApp
Rr. Tish Daija,
Kompleksi Kika 2, Godina 3, kati 1, Tiranë
[email protected]