Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Senior Specialist për ATM-të Jashtë Degës

    Tirane, kerkohet Senior Specialist për ATM-të Jashtë Degës
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Senior Specialist për ATM-të Jashtë Degës
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    ➢ Të menaxhojë parashikimin e parasë për ATM-të jashtë degës në Tiranë, pajtimin dhe përzgjedhjen e vendndodhjes.
    ➢ Të përcaktojë kufijtë e parasë për ATM-të e reja bazuar në konfigurimin e kasetave dhe vendndodhjet.
    ➢ Të monitorojë kufijtë për ATM-të jashtë degës dhe ATM-të e degëve dhe të bëjë ndryshimet e tyre kur është e nevojshme.
    ➢ Të ketë njohuri shumë të mira mbi pajisjet e ATM-ve dhe të zgjidhë problemet teknike të vogla.
    ➢ Të përgatisë paratë në kaseta për të kryer furnizimin e ATM-ve, duke balancuar paratë e ATM-ve jashtë degës në Tiranë.
    ➢ Të kryejë përpunimin/numërimin e parasë për depozitat në ATM dhe tërheqjet e mbetura në ATM.
    ➢ Të përgatisë dokumentin e Formularit të Pajtimit për çdo ATM.
    ➢ Të identifikojë diferencat në para dhe pretendimet e klientëve për transaksionet në ATM.
    Kualifikimet:
    ➢Të ketë aftësi të mira në ekonomi / matematikë për të lehtësuar procesin e rikoncilimit ditor;
    ➢Të ketë njohuri të shkëlqyera në kompjuter, si dhe të plotësojë të dhënat numerike saktë dhe shpejt
    ➢Të jetë praktik dhe i kujdesshëm në punët që kanë të bëjnë me paratë
    ➢Të punojë nën presion dhe të kontribuojë në mënyrë efektive
    Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 23.01.2026 ne linkun : https://careers.bkt.com.al/job/Tiran...�s/1349805157/
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
     
    Banka Kombëtare Tregtare,
    Rruga e Vilave, Lunder 1, Tirana, Albania
    Tel. 281-554 | Fax.250956
    website: www.bkt.com.al
    Instagram: bkt_banka kombetare
    Facebook: Banka Kombetare Tregtare
Working...
X