Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Senior Demand Planning Analist (fixed term)

    Tirane, ofroj vend pune Senior Demand Planning Analist (fixed term)
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    IT | TIK | Informatike EkonomikeMenaxhim Biznesi
    Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
    Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
    CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Senior Demand Planning Analist
    QËLLIMI I PUNËS:Përgjegjësia kryesore e këtij roli është të mbledhe dhe të analizoje tërësisht të dhënat e shitjes dhe të klientëve në mënyrë që të identifikojë mundësitë në treg dhe të japë rekomandime në nivel strategjik që çojne në optimizimin e shitjeve, në përputhje me politikat dhe standardet e cilësisë së CCBS dhe TCCC.
    Roli dhe përgjegjësitë:
    • Mbledhja dhe analizimi i të dhënave lidhur me SELL IN
    • Krijimi i prognozave të kërkesës
    • Analiza e diferencës midis kërkesës dhe ofertës
    • Koordinimi me departamentet e logjistikes, prodhimit dhe fianances lidhur me sell in
    • Monitorimi dhe përmirësimi i proceseve të planifikimit
    • Përgatitja e raporteve mbi planifikimin dhe komunikimi me menaxhmentin
    • Ndjekja dhe menaxhimi i inventarit te produkteve
    • Analiza e ndikimit të faktorëve të jashtëm
    • Ndihma në zhvillimin e strategjive të rritjes së kërkesës per sell in
    Aftësitë dhe kualifikimet:
    • Diplome Universitare në Administrim Biznes/ Informatike Ekonomike
    • 1 – 3 vjet eksperiencë në mbështetje të analizimit të të dhënave të shitjes, preferohet në FMCG.
    • Eksperiencë në menaxhim të dhënash dhe analiza.
    • Aftësi në kryerjen e shumë detyrave njëkohësisht dhe të punojë në një ambient me afate të ngushta raportimi.
    • Aftësi për të analizuar dhe interpretuar të dhënat komplekse, për të nxjerrë konkluzione dhe për të krijuar rekomandime të dobishme.
    • Aftësi shumë të mira analizuese, interpersonale dhe organizative.
    • Aftësi shumë të forta komunikuese në të shkruar dhe verbale.
    • Aftësi për tu lidhur me grupe të tjera pune ndërsa merret me shume projekte njëkohësisht.
    • Aftësi të avancuara në Excel dhe Access.
    • Aftësi mesatare në Word, Outlook.
    • Njohuri të gjuhës Angleze/Italiane.
    Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në [email protected] ose në linkun (Karriera CCBS) brenda datës 15/01/2026.
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
    Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.coca-cola.al
    Mob. +355682019291

    Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:
    “Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
    Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.
    Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291
    CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;
    CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.
    CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën [email protected], Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.
Working...
X