Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Topograf

    Inxhinier Topograf
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Topografi | Gjeodezi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    POZICION VAKANT
    POZICIONI: Inxhinier Topograf
    DEPARTAMENTI: Departamenti i Ndertimit
    VENDI: Tirane
    VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 10 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.
    Shoqeria "Vibtis" është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit. Forca jonë më e madhe është stafi, të cilin e mbështesim me një ambient të sigurt, mikpritës dhe mundësi reale zhvillimi profesional. Çdo punonjës vlerësohet dhe promovohet në bazë të rezultateve.
    Nëse kërkoni stabilitet, zhvillim të vazhdueshëm dhe shpërblim të drejtë për performancën tuaj — VIBTIS shpk është vendi i duhur për ju.
    Aktualisht ne po kërkojmë për profesionistë me eksperience ne Departamenti e Ndertimit.
    Inxhinier Topograf
    PERGJEGJESITE:
    Kryerja e matjeve topografike në terren për qëllime ndërtimi, projektimi ose kontrolli teknik.
    Hartimi dhe përpunimi i hartave, planeve dhe modeleve dixhitale të terrenit duke përdorur software topografikë.
    Vendosja në terren (piketa) sipas projekteve të ndërtimit, me saktësi të lartë.
    Përpunimi i të dhënave të matjes dhe përgatitja e dokumentacionit përkatës teknik.
    Bashkëpunimi me inxhinierët e zbatimit dhe projektues për garantimin e përputhjes së matjeve me projektin.
    Ndjekja dhe kontrolli i deformimeve strukturore dhe analizimi i të dhënave në projekte të veçanta (diga, ura, struktura të larta etj.).
    Përdorimi i pajisjeve moderne të matjes si: Total Station, GPS RTK, Niveli Automatik/Digital, Dron etj.
    Hartimi i raporteve të matjeve dhe mbajtja e arkivës së të dhënave gjeodezike.
    KËRKESAT:
    Diplomë Master në Inxhinieri Gjeodezike,Topografi, Inxhinieri Ndertimi ose fusha të ngjashme,
    Minimumi 2 vite përvojë në pozicion topografi në kantier (ndërtim, infrastrukturë ose projekte civile),
    Njohuri të mira ne perdorimin e teknikave, pajisjeve dhe software-e e topografisë.
    Eksperiencë në përdorimin e mjeteve manuale topografike (rrota matëse, plumb, nivele) dhe mjeteve elektronike (nivele tranziti, pajisje GPS).
    Njohuri te mira të software-ve si AutoCAD dhe programeve GIS.
    Aftësi për të punuar në terren dhe në kushte të ndryshme klimatike.
    Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip.
    Saktësi, përgjegjësi dhe orientim ndaj detajeve.
    Leje drejtimi të automjetit (avantazh).
    SI TË APLIKONI?
    Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:
    [email protected]
    Data e fundit e aplikimeve: 07.01.2026.
    Faleminderit,
    Departamenti i BNJ
    069 40 200 38
    [email protected]
     
    Apply

    WhatsApp

    VIBTIS shpk
    Arena Center, Rruga Dervish Hima,
    Qendra Arena, Hyrja C kati i 5 -të, Tiranë, Shqipëri
    [email protected] | www.vibtis.al
Working...
X