Specialist i Planifikimit dhe Analizës financiare
Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Ekonomist-Financier/eFinance-Banke | SigurimeKontabilitet | Audit
Gjuha
anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare. Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Specialist i Planifikimit dhe Analizës financiare.
Qëllimi i punës:Të mbështesë Menaxherin e Planifikimit Financiar në analizimin e të dhënave financiare, përgatitjen e buxheteve, parashikimeve dhe analizave tëvariancave, duke siguruar saktësi, përputhshmëri dhe respektimin e afateve kohore, në funksion të vendimmarrjes së menaxhimit. Ndihmon në hartimin e pasqyrave financiare vjetore dhe të shënimeve shpjeguese, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, si dhe në procesin e auditimit të këtyre pasqyrave nga auditues të jashtëm të pavarur.Roli dhe përgjegjësitë:Në mënyrë më specifike, përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, sa më poshtë:
Mbështet përgatitjen e buxheteve vjetore dhe parashikimeve periodike, bazuar në inputet nga departamentet përkatëse dhe udhëzimet e Menaxherit.
Mbështet procesin e planifikimit mujor të të ardhurave, shpenzimeve, llogarive të bilancit dhe flukseve të parasë, sipas buxhetit të aprovuar dhe inputeve nga të gjitha departamentet.
Mbështet përgatitjen e raportimit mujor të flukseve hyrëse dhe dalëse të parasë, ndjek parashikimin e flukseve hyrëse dhe dalëse (cash flow forecast) dhe analizon devijimet ndërmjet parashikimit dhe realizimit, duke raportuar rezultatet tek Menaxheri i Planifikimit dhe Analizës Financiare.
Kontribuon në përgatitjen e analizave financiare për produkte të reja, projekte investimi dhe iniciativa të tjera biznesi.
Në bashkëpunim me kontrollin financiar dhe kontabilitetin, verifikon nëse regjistrimet kontabël janë në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit fiskal lokal dhe kërkesat e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit.
Mbështet përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore dhe të shënimeve shpjeguese, në përputhje me SNRF.
Përgatit dokumentacion dhe analiza mbështetëse për procesin e auditimit të jashtëm dhe u përgjigjet kërkesave të auditorëve.
Ndihmon në raportimin e transaksioneve me palët e lidhura për shoqërinë mëmë dhe shoqëritë e grupit.
Mbështet përgatitjen e informacionit financiar për raportin vjetor të Transferimit të Çmimit, në bashkëpunim me konsulentë të jashtëm.
Kontribuon në përmirësimin dhe standardizimin e proceseve të planifikimit dhe raportimit financiar.
Merr pjesë në testimin dhe implementimin e zhvillimeve në sistemin ERP që lidhen me raportimin financiar dhe analizat e përfitueshmërisë së produkteve
Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin, sipas nevojës dhe udhëzimeve të Menaxherit.
Kualifikimet:
Diplomë universitare në Kontabilitet / Financë.
Minimumi 2 vite përvojë pune në Kontabilitet / Financë (e preferueshme eksperienca në një ambient financiar në FMCG).
Aftësi shumë të mira në komunikimin verbal dhe të shkruar.
Aftësi për të respektuar afatet kohore.
Aftësi të mira analitike dhe në modelim financiar.
Aftësi për të treguar iniciativë dhe për të punuar në mënyrë të pavarur.
Njohuri të avancuara në përdorimin e MS Office, veçanërisht MS Excel.
Njohja e programit Dynamics 365 Finance & Operations përbën avantazh.
Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Aftësi për të bashkëpunuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet, duke treguar përgjegjshmëri dhe iniciativë.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në [email protected] ose në linkun (Karriera CCBS) brenda datës 15/01/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Apply
WhatsApp
[email protected] | www.coca-cola.al
Mob. +355682019291
Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:
“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.
Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291
CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;
CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.
CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën [email protected], Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.