Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier/e Prokurimi

    Inxhinier/e Prokurimi
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Mekanike | MekatronikInxh. NdertimiInxh. Industriale
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    POZICION VAKANT
    POZICIONI: Inxhinier/e Prokurimi
    DEPARTAMENTI: Departamenti i Prokurimeve
    VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 10 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.
    Shoqeria "Vibtis" është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit.
    Forca jonë më e madhe është stafi, të cilin e mbështesim me një ambient të sigurt, mikpritës dhe mundësi reale zhvillimi profesional. Çdo punonjës vlerësohet dhe promovohet në bazë të rezultateve.
    Nëse kërkoni stabilitet, zhvillim të vazhdueshëm dhe shpërblim të drejtë për performancën tuaj — VIBTIS shpk është vendi i duhur për ju.
    Aktualisht ne po kërkojmë për profesionistë me eksperience ne Departamentin e Prokurimeve.
    Inxhinier/e Prokurimi
    PËRGJEGJËSITË:
    Të planifikojë, menaxhojë dhe zbatojë procesin e prokurimit të materialeve të ndërtimit, duke garantuar cilësi teknike, përputhshmëri me projektin, çmime konkurruese dhe dorëzim në kohë,
    Analizon projektet, vizatimet teknike dhe BoQ për identifikimin e materialeve të nevojshme,
    Përgatit kërkesa për oferta (RFQ) dhe menaxhon procesin e ofertimit,
    Negocion çmime, afate dhe kushte kontraktuale me furnitorë vendorë dhe të huaj,
    Verifikon përputhshmërinë teknike të materialeve te ofertuar me kerkesen e projektit,
    Koordinon me departamentet teknike, financën dhe logjistikën,
    Ndjek porositë, afatet e prodhimit dhe dorëzimit në kantier,
    Kontrollon dokumentacionin shoqërues (certifikata cilësie, deklarata konformiteti, origjinë),
    Përgatit raporte periodike mbi kostot dhe performancën e furnitorëve.
    KËRKES
    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi/Inxhinieri Industriale/Inxhinieri Mekanike/Inxhinieri Hidroteknike,
    Eksperiencë 1+ vite në prokurim,
    Njohuri shumë të mira të leximit të projekteve dhe specifikimeve teknike,
    Aftësi të forta negocimi dhe menaxhimi kontratash,
    Njohuri të mira të gjuhës angleze (shkrim & komunikim),
    Analitik dhe i orientuar drejt kostos,
    I organizuar dhe i saktë,
    Aftësi për të punuar nën presion dhe afate të ngushta,
    Komunikim i qartë dhe professional.
    SI TË APLIKONI?
    Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:
    [email protected]
    Data e fundit e aplikimeve: 15.01.2026.
    Faleminderit,
    Departamenti i BNJ
    069 40 200 38
     
    Apply

    WhatsApp

    VIBTIS shpk
    Arena Center, Rruga Dervish Hima,
    Qendra Arena, Hyrja C kati i 5 -të, Tiranë, Shqipëri
    [email protected] | www.vibtis.al
Working...
X