Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofrohet vend pune Specialist i Rekuperimit të Kredive në Vonesë në Terren

    Shqiperi, ofrohet vend pune Specialist i Rekuperimit të Kredive në Vonesë në Terren
    Tirane

    Rreth nesh
    ECFA Sh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proçes të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
    Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe sherbim klientele, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin e Specialist i Rekuperimit të Kredive në Vonesë në Terren për në qytetet Tiranë dhe Korçë.
    Përshkrimi i Detyrave​A. Monitorimi dhe Administrimi i Kredive në Vonesë
    1. Monitorimi i portofolit për identifikimin e rasteve për vizitë në terren dhe përcaktimin e prioriteteve sipas udhëzimeve në fuqi.
    2. Hartimi i planeve të veprimit në bashkëpunim me drejtuesit, duke u bazuar në profilin e klientit dhe historikun financiar.
    3. Dokumentimi i plotë dhe korrekt i çdo aktiviteti dhe komunikimi në sistemin ERP dhe/ose mjetet e aprovuara.
    B. Koordinimi me Palët e Treta dhe Departamentet e Brendshme
    1. Koordinimi dhe shkëmbimi i informacionit mbi kredite në vonesë me palët e treta (kompani outsource, zyrat ligjore) duke siguruar dokumentim sipas ligjit dhe rregulloreve në fuqi.
    2. Bashkëpunim me degët dhe departamentet e brendshme (Financa, Shitjet, Ligjori) për arritjen e objektivave të rikuperimit.
    3. Kontribut në përmirësimin e praktikave të shërbimit ndaj klientit dhe cilësisë së të dhënave në koordinim me drejtuesit e departamentit.
    C. Aktivitetet e Terrenit dhe Negocimi
    1. Planifikimi i itinerarit dhe realizimi i vizitave në terren sipas prioriteteve dhe politikave operacionale.
    2. Komunikimi profesional me klientët, prezantimi transparent i detyrimeve dhe negocimi i plan-pagesave të realizueshme.
    3. Zbatimi i rregullave të sigurisë, punës në çift (kur aplikohet) dhe politika “no-cash” duke drejtuar pagesat vetëm në kanalet e autorizuara.
    4. Regjistrimi në kohë reale i rezultateve të vizitave, angazhimeve dhe të dhënave të kontaktit në sistemet e kompanisë.
    5. Referim i rasteve komplekse ose të pazgjidhura te strukturat përkatëse (p.sh. Ligjori, Komiteti i Riskut), sipas procedurave në fuqi.
    D. Detyra të Tjera
    1. Kryerja e detyrave shtesë sipas kërkesës së drejtuesve dhe në përputhje me prioritetet strategjike.
    2. Pjesëmarrja në trajnime periodike (negocim, zbutje konflikti, ruajtje të dhënash, rrugezim/route-planning) për rritje të vazhdueshme profesionale.
    3. Kontribut në analiza/konsulta që ndihmojnë testimin dhe përmirësimin e proceseve operacionale në terren.
    Kërkesat Kryesore​A. Arsimi: Diplomë universitare në fusha të përshtatshme (Juridik, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme).
    B. Eksperienca: Minimumi 2 vjet në sektorin financiar, kryesisht në mbledhjen e kredive në vonesë.
    C. Aftësi profesionale:
    o Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
    o Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi me klientët.
    o Aftësi për të bashkëpunuar me departamente të tjera dhe palë të treta.
    o Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
    D. Aftësi teknike: Njohuri të mira në Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
    E. Aftësi organizative: Menaxhim i shkëlqyer i kohës dhe përcaktimi i prioriteteve për realizimin e disa detyrave njëkohësisht.
    Benefitet​√ Institucioni ECFA Sh.a përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:
    Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat
    Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
    Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese
    Instruksione mbi aplikimin
    Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:

     
    Apply

    [email protected] | www.kredo.al
Working...
X