Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Përfaqësues Shitjesh & Marketing në Real Estate

    EPPC Albania kërkon një Përfaqësues Shitjesh & Marketing në Real Estate, për klientin e saj Property HUB, portalin më të madh të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.



    Property HUB: Portali më i madh i pasurive të paluajtshme në Shqipëri!

    Property HUB është platforma e pare në Shqipëri që ofron zgjidhje të integruara për blerje, shitje dhe qira të pronave të patundshme. E themeluar me vizionin për të thjeshtuar procesin kompleks të transaksioneve të pasurive të paluajtshme, Property Hub ofron një gamë të gjerë të pronave, nga rezidencialet moderne deri tek zyrat komerciale, për të përmbushur larminë e nevojave dhe kërkesave të klientëve. E krijuar nga një ekip me ekspertizë të gjerë ndërkombëtare, dhe me një përqasje të fokusuar në inovacion dhe teknologji, Property HUB sjell një eksperiencë të re në tregun e pasurive te patundshme, duke e bërë atë më të afrushëm , efikas dhe të besueshëm.
    Shërbimet e Property Hub përfshijnë: Këshillim ligjor, vlerësim të pronës, zgjidhje financimi, mirëmbajtje të pronës dhe shërbime të zhvendosjes, duke siguruar një përkujdesje të plotë nga fillimi deri në fund për çdo transaksion.


    Përgjegjësitë kryesore:

    Promovon në mënyrë aktive plaformën e Property HUB në tregun shqiptar, duke patur kontakt të drejtpërdrejtë me klientët potencial;

    Zbaton business planet e kompanisë në përputhje me objektivat e marketingut dhe shitjeve;

    Harton raporte periodike të takimeve të realizuara dhe folloë up të ndjekur me kompani që operojnë në sektorin imobiliar;

    Ndjek dhe monitoron ecurinë e takimeve të realizuara në përputhje me objektivat dhe projeksionin e volumit të shitjeve;

    Koordinon funksionet në zyre, monitoron korrespondencat e përditeshme, etj.



    Kërkesat për këtë pozicion janë:

    Eksperiencë e mëparshme pune në fushën real estate shitje/marketing/menaxhim;

    Të zotërojë gjuhën Angleze; (Zotërimi i një gjuhe të dytë Italisht, Frengjisht apo Gjermanisht është avantazh)

    Aftësi komunikuese, organizuese;

    Të mund të performojë si në ekip ashtu edhe në mënyrë individuale;

    Disponueshmëri për të udhëtuar brenda vendit;

    Të ketë leje drejtimi klasi B.



    Avantazhet e rolit:

    Mjedis dinamik, kulturë e kompanisë e hapur dhe bashkëpunuese;
    Mundësi zhvillimi profesional dhe personal;
    Mundësi promovimi;
    Paketë financiare konkuruese.


    Si të aplikoni:

    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në: https://aplikim.eppc.al
    Ju do të kontaktoheni vetëm nëqoftëse CV-ja juaj do të kualifikohet.

     










    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X