Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher/e Showroom-i

    Menaxher/e Showroom-i
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Autostrada Tr.-Dr.



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Shites/e | Kasier/e
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EPPC Albania, në emër të klientit të saj, i cili operon në industrinë e materialeve të ndërtimit, mobilimit dhe hidrosanitareve, me eksperiencë shumëvjeçare në tregun shqiptar, po rekruton Menaxher/e Showroom-i
    Pergjegjesite kryesore:
    Harton, zbaton dhe monitoron planin vjetor/mujor të shitjeve në përputhje me objektivat e kompanisë;
    Udhëheq dhe motivon ekipin e shitjes, duke siguruar trajnimin dhe zhvillimin profesional të tyre;
    Analizon tregun, konkurrencën dhe sjelljen e klientëve për të identifikuar mundësi të reja shitjeje;
    Përcakton dhe ndjek targetet individuale dhe të përgjithshme të ekipit;
    Zhvillon marrëdhënie të qëndrueshme me klientët ekzistues dhe potencialë;
    Përgatit raporte periodike mbi performancën e shitjeve dhe parashikimet për periudhat e ardhshme;
    Siguron implementimin e politikave të çmimeve dhe ofertave sipas strategjisë së kompanisë;
    Zgjidh problematika të klientëve në mënyrë profesionale dhe proaktive.
    Aftesite dhe kerkesat:
    Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme;
    Eksperiencë pune të paktën 5 vite në sektorin e shitjes, nga të cilat minimum 2 vite në pozicion menaxherial;
    Aftësi shumë të mira menaxhimi dhe udhëheqjeje të ekipit;
    Njohuri mbi teknikat moderne të shitjes dhe menaxhimit të klientëve;
    Aftësi analitike dhe raportimi, me fokus tek rezultatet;
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi;
    Njohuri shumë të mira të paketës MS Office; përvoja me sisteme CRM përbën avantazh;
    Njohja e gjuhës angleze (niveli i mirë i shkruar dhe i folur).
    Çfarë Ofron Kompania
    Ambient pune profesional dhe dinamik.
    Paketë konkuruese përfitimesh, perfshire bonus mujor dhe vjetor.
    Mundësi zhvillimi dhe karriere brenda grupit.
    Si te aplikoni:
    Për të aplikuar për kete pozicion ju lutem ndiqni linkun: https://aplikim.eppc.al
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
    Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.​
     
    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X