Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune DREJTOR SHITJESH

    Dimension HR po kërkon të rekrutojë DREJTOR SHITJESH për një kompanitë më të mëdha që operojnë në fushën e distribucionit (produkte ushqimore).

    Përmbledhja e Pozicionit:
    Drejtori Shitjes udhëheq dhe koordinon aktivitetet e shitjes sipas nevojave të kompanisë. Merr informacion mbi kërkesat e tregut dhe bën raportimin e tyre tek adminstratori. Përcakton klientët potencial dhe harton strategji për gjetjen e tyre.


    DETYRAT E POZICIONIT


    Studion në mënyrë të vazhdueshëm tregun ku operon;
    Vendos objektivat e shitjeve nga muaj në muaj ose viti në vit;
    Përgatit programe marketingu për rritjen e imazhit të produkteve;
    Përgatit strategji për menaxhimin e aseteve të kompanisë dhe më gjerë;
    Përgatit politikën e çmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut dhe kërkesave të kompanisë;
    Ndjek ecurinë e strategjive të hartuara dhe ndjek nivelin e shitjes së produkteve;
    Siguron rritje të vazhdueshme të përfitimit dhe shitjeve, nëpërmjet zbatimit të një plani efektiv afat shkurtër dhe afat gjatë;
    Rishikon procedurat e shitjeve në përputhje me kërkesat dhe dinamikat që kërkon tregu;
    Bën një analizë të përgjithshme lidhur me karakteristikat e klientëve potencial;
    Përgatit strategji, plane veprimi për të gjetur klientë të rinj;
    Përpilon ofertat sipas produkteve dhe kërkesave të klienteve;
    Lidh kontrata me klientët dhe vendos mbi limitet e tyre;
    Vendos dhe mban lidhje të ngushta me klientët e rëndësishëm;
    Adreson në kohë kërkesa dhe probleme të ndryshme që mund të dalin nga marrëdhëniet me klientët dhe ndjek zgjidhjen e tyre;
    Akrediton fondet e klientëve brenda datës 10 të çdo muaji;
    Ndan detyrat dhe përgjegjësitë për agjentët e shitjes dhe kontrollon zbatimin e detyrave.


    KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
    Edukimi: Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik;
    Eksperienca: Të ketë minimumi eksperiencë 5-vjeçare në fushën e shitjeve;
    Aftësitë:

    Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
    Të ketë aftësi të mira analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
    Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
    Të ketë aftësi të mira organizuese.


    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «DREJTOR SHITJESH»
    Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.



    JU MIREPRESIM!

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

     




    Apply











    Last edited: 29.01.2024, 12:58




    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X