Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Asistente Ekzekutive dhe Analiste Biznesi

    Asistente Ekzekutive dhe Analiste Biznesi
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Asistence | Sekretari | Backoffice
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EPPC Albania, në emër të klientit të saj, një ndër kompanitë më të mëdha e të konsoliduara në vend dhe rajon në fushën e Real Estate po rekruton Asistente Ekzekutive dhe Analiste Biznesi.
    Pergjegjesite Kryesore:
    Përgjegjës për menaxhimin e punëve administrative të CEO-s, organizon takimet, mbledhjet mujore, konferencat apo angazhime të tjera, pasqyron rezervimet/ndryshimet në kalendarin e takimeve;
    Përgatit minutat e takimeve dhe pikat përmbledhëse, prezantime apo dokumente të ndryshme që duhen gjatë mbledhjeve/takimeve të organizuara;
    Koordinon me të gjitha departamentet në kompani, në lidhje me raporte të ndryshme që duhet të përgatiten ditore/ javore/mujore, duke ndjekur të gjitha çështjet e hapura sipas prioriteteve të projekteve dhe afateve të vendosura;
    Analizon të gjithë kërkesat që dërgohen në lidhje me CEO-në, merr mesazhet, telefonatat dhe dokumente të ndryshme që dërgohen nga palë të treta ose kompani të grupit;
    Rishikon, korrigjon dhe formaton të gjithë korrespondencat e përgatitura për nënshkrimin nga CEO, duke u siguruar që janë paraqitur saktë në bazë të procedurave të kompanisë;
    Trajton informacione konfidenciale dhe sensitive me shumë maturi/diplomaci;
    Programon dhe organizon të gjitha aktivitet, udhëtimet në bazë të kërkesave për biznes (organizimi logjistik);
    Kryen analiza të kërkimit të tregut të nevojshme për raste të ndryshme të biznesit;
    Përgjegjës për përgatitjen e të gjitha analizave dhe studimeve të fizibilitetit në lidhje me rastet e biznesit;
    Përgatit raporte teknike duke mbledhur, analizuar dhe përmbledhur informacione dhe tendenca;
    Përgjegjëse për protokollimin e dokumenteve zyrtare hyrëse/ dalëse në kompani;
    Kontrollon prezantimet mujore dhe saktësinë e informacionit;
    Analizon dhe përmbledh informacionin e raportuar në prezantime të ndryshme;
    Kontrollon saktësinë e raporteve financiare përpara se ti dërgohen CEO-së;
    Përgatit raporte dhe prezantime të ndryshme financiare;
    Ndjek deadlinet e përcaktuar nga CEO kundrejt stafeve, palëve të ndryshme;
    Arshivon të gjithë dokumentacionin e biznesit të miratuar nga CEO i kompanisë.
    Kerkesat dhe aftesite:
    Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2-3 vite në të njëjtën fushë.
    Aftësi të mira organizative që reflektojnë kapacitetin për të kryer dhe për t'i dhënë përparësi detyrave të shumta pa probleme, me vëmendje të shkëlqyer ndaj detajeve;
    Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe kapacitet për të ndërtuar marrëdhënie me palët e interesuara, duke përfshirë stafin, partnerët e jashtëm dhe investitorët;
    Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe verbal;
    Aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me maturi, të jetë i/e adaptueshëm ndaj kërkesave të ndryshme dhe të demonstrojë nivelin më të lartë të shërbimit dhe përgjigjes ndaj klientit;
    Aftësi për të arritur objektivat dhe për të përmbushur afatet në një mjedis me ritme të shpejta;
    Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze është e domosdoshme;
    I/E aftë në Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe PowerPoint), Adobe Acrobat, etj.
    Si te aplikoni:
    Për të aplikuar për kete pozicion ju lutem ndiqni linkun: https://aplikim.eppc.al
    Ju do të kontaktoheni, nëse përzgjidheni.
     
    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X