Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Retail Director

    Retail Director
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Blloku



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EPPC Albania kërkon një Retail Director për klientin e saj, një rrjet i ri dhe inovator supermarketesh të specializuara në Pet Care & Pet Food, dedikuar ushqimit dhe kujdesit për kafshët shtëpiake.
    Pergjegjesite kryesore:
    Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhenieve me furnitorët, negocimi me ta per kontratat vjetore;
    Sigurimi i standarteve të cilësisë për shërbimin ndaj klientit;
    Percaktimi i organigramës për strukturën e biznesit si dhe ngritja e planeve të reagimit për sa i përket ankesave dhe komenteve të klientëve;
    Sjellja e ideve dhe propozimi i ofertave dhe promocioneve të ndryshme të cilat mund të rrisin performancën e shitjeve, organizimi i eventeve në funksion të shitjeve;
    Viziton pikat e shitjeve në mënyrë të vazhdueshme, bisedon me Menaxherët e pikave të shitjeve dhe konsumatorët kur është e nevojshme duke identifikuar problemet;
    Monitoron ecurinë e tregut dhe vlerëson konkurencën duke qenë i përditësuar me cmimet, ofertat, pozicionimet dhe iniciativat promovuese të furnitorëve;
    Përgatit raporte dhe analiza të ndryshme në funksion të zhvillimit të biznesit;
    Analizon asortimenin, ecurinë, problematikat me qëllim monitorimin dhe uljen e stokut;
    Analizon raportin e trafikut të klientëve me qëllim përgatitjen e ofertave për ditët me qarkullim të ulët;
    Ekzekuton organizimin e inventarëve në nivel pike shitje/sektori dhe marrja e vendimeve per kontrollin periodik;
    Merr masa për eliminimin e dëmtimit të aseteve të kompanisë në pikat e shitjes dhe promovon kulturë dhe disiplinë organizative në punë.
    Kerkesat per kete pozicion:
    Diplomë Universitare në Menaxhim Biznes, Ekonomi, Marketing ose fusha të ngjashme;
    Përvojë e mëprashme në pozicione drejtuese në Retail (MUST);
    Eksperiencë e dëshmuar në menaxhimin e P&L dhe në hapjen e pikave të reja;
    Aftësi të forta drejtuese, negocimi dhe analize tregu;
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe gadishmëri për të udhëtuar;
    Patentë e klasit B.
    Si te aplikoni: Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
    Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.​
     
    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X