Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune PROGRAMUES

    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune PROGRAMUES për SISTEMET Dynamics NAV/D365 Business Central.

    DETYRAT KRYESORE:


    Zhvillon personalizime të ndryshme në NAV/D365 Business Central
    Shkruan kodin dhe harton zgjidhje teknike për modulet e nevojshme të programit duke e përshtatur me nevojat financiare por dhe jo financiare të kompanisë.
    Aftësia për të zhvilluar raporte në NAV/D365 BC sipas kërkesave të ndryshme të departamentit të Financës por dhe superiorëve.
    Aftësia për të krijuar dokumentacionin e nevojshëm mbështetës të kodit apo të gjithë zhvillimeve të kryera prej tij.
    Rishikon ndryshimet me menaxhmentin dhe kryen kërkesat e kërkuara për ndryshime.
    Siguron mbështetje të drejtpërdrejtë për departamentet dhe pas zbatimit të ndryshimeve.
    Zhvillon trajnime të ndryshme për stafin për ndryshime apo zhvillime të reja që kryhen në funksionalitet e programit.
    Të ketë njohuri të integrojë sistemin NAV/BC me sisteme të tjera.
    Të ketë njohuri shumë të mira në SQL.

    KRITERET QË DUHET TË PLOTESOJË:


    Të ketë arsim të lartë, dega Informatike, Inxhinieri Informatike ose degë të përafërta.
    Të ketë experiencë mbi 5 vjet në implementim dhe zhvillimin e programit NAV/BC.
    Aftësi për të punuar i pavarur por edhe të bashkpunojë me manaxhmentin për të plotësuar të gjithë kërkesat dhe nevojat.

    APLIKIMI:
    Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: [email protected] ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +35568 20 55 689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply


    WhatsApp


















    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X